S’ka konsensus, shtyhet sërish ratifikimi i Demarkacionit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’ka konsensus, shtyhet sërish ratifikimi i Demarkacionit

15:20 | 05/02/2018
në Shqiperi
0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë për një kohë të pacaktuar shqyrtimin dhe votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryesia e ka marrë këtë vendim për shkak të mungesës së konsensusit politik. Demarkacioni është marrëveshje ndërkombëtare, andaj për ratifikim e saj nevojiten 80 vota, apo dy të tretat e votave të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk do të lejojë që Kuvendi të jetë skenë teatrale ku persona të caktuar synojnë të sqarojnë inatet personale, të cilat do të reflektonin pastaj në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Çështja e Demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës”, tha Veseli. Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një mesazh i qartë se në çfarë drejtimi do të ecë Kosova.

“Ka nevojë për një konsensus të gjerë nacional. Nuk është vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe një drejtim pozitiv i partneritetit të vendeve të NATO-s”, theksoi Veseli.

“Kërkova me mirëkuptim nga Kryesia që kjo pikë e rendit të ditës të jetë në një moment të caktuar kur do të ketë edhe një vendimmarrje edhe më serioze. Kishte unanimitet, përveç LDK-së, e cila kërkoi që kjo çështje të jetë menjëherë në rend dite”, tha Veseli.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se çështja e Demarkacionit është shtyrë në një kohë të pacaktuar, edhe pse sipas tij, një vendim i tillë nuk është veprim i duhur.

Ai theksoi se me vonesën e ratifikimit të Demarkacionit, më së shumit po dëmtohen qytetarët.

“Tri vjet po bëhen që kjo temë sillet poshtë e lartë, në pamundësi për t’u adresuar nga spektri politik. Ky koalicion është themeluar për të marrë këtë vendim, por edhe vendime të mëdha. Shihet qartë që këta janë të shpartalluar plotësisht në këto vendime. Unë besoj se kështu nuk mund të vazhdohet më. Vendit i duhet një Qeveri e re që mund të adresojë nevojat e qytetarëve dhe vendimet që janë kapitale për të ardhmen e vendit“, tha Hoti.

https://www.evropaelire.org/a/demarkacioni-kuvendi-i-kosoves-/29019223.html

Etiketa: DemarkacioniKadri Veselikosove

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Fotografi të rralla të grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Fotografi të rralla të grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com