Vetëm një orë e 30 minuta nga nisja e protestës kombëtare përpara Kryeministrisë protestuesit kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit.
Protestuesit kanë çarë kordonin e parë policor, ndërsa hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë. Kaq ka mjaftuar që policia të hedhin gaz lotsjellës.
Bëhet me dije se rreth 300 forca policore ishin pranë parlament, por tani me zhvendosjen e protestuesve, shumica e forcave të policisë po shkojnë në drejtim të godinës për të përforcuar sigurinë e parlamentit.
Mësohet se edhe Forcat Speciale RENEA kanë mbërritur në godinën e parlamentit së bashku me dy autobotë me ujë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2124677570986131/