Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme aleatët. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu.
Raportohet se në qendër të diskutimeve të jetë situata politike në vend dhe përmbushja e Reformës Zgjedhore. Ndërkombëtarët kanë kërkuar përmbylljen e reformës deri në datë 31 Maj.