Situata e zjarreve, Emergjencat Civile: 6 vatra zjarri në të gjithë vendin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata e zjarreve, Emergjencat Civile: 6 vatra zjarri në të gjithë vendin

11:15 | 23/08/2017
në Shqiperi
0

Lidhur me situatën e zjarreve, ditën e sotme është shtuar një vatër e re zjarri  në qarkun e Beratit.

Zjarri ka rënë në fshatin Otllak dhe për fikjen e tij janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 hektar shkurre dhe 80 rrënjë ullinj.

Emergjencat civile njoftojnë se për fikjen  e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Qarku Shkodër
Ka rënë zjarr në pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejë ka dërguar në vendngjarje forca zjarrfikëse, ndërsa drejtoria pyjore ka dërguar forca të saj.

Në vendngjarje kanë shkuar 30 forca ushtarake, forcat e Shërbimi vendor të MZSH Vau-Dejës 1 automjet zjarrfikës i dërguar nga Shërbimi vendor i MZSH Pukë dhe forca të pyjores, të cilat kanë izoluar disa vatra zjarri. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Karmë në mbrëmje duke shpëtuar edhe një stan veror me gjithë bagëtitë.

Një vatër zjarri nuk u arrit të izolohej për shkak të terrenit tepër të thyer. Gjatë gjithë natës forcat e pyjores kanë mbajtur në monitorim vatrat e zjarrit në të gjithë territorin. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Sot forcat dhe mjetet po punojnë për të izoluar plotësisht vatrën e zjarrit të fshehura.

Ka vazhduar puna për të izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Velipojë, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër.

Në këtë operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe automje të Shërbimit vendor të MZSH Shkodër, forcat e pyjores, forcat e bashkisë, forca ushtarake dhe automjete zjarrfikëse nga FA. Forcat dhe mjetet kanë punuar deri në mbrëmje duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha.

Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Sot po punojnë për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra.

Zjarri i rënë në terren të thyer në pyllin me bredh dhe pishë në fshatin Bogë, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësia e Madhe është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha.

Shërbimi vendor i MZSH Malësia e Madhe dhe punonjës të pyjores të Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (DAKZM) nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer. Sot po vijon puna per izolimin e zjarrit.

Qarku Lezhë
Ka vazhduar puna e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse të Shërbimit vendor të MZSH Mirditë, forcave të pyjores dhe të bashkisë, për izolimin e vatrave të zjarrit në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë. Ka pasur një shfaqje të re zjarri në vendin e quajtur “Grykë Orosh” në fshatin Orosh, të kësaj njësie administrative.

Zjarri i favorizuar nga era e fortë ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha.

Për të izoluar vatrat e zjarrit kanë punuar forcat dhe mjetet e Shërbimit vendor të MZSH Mirditë, forcat e bashkisë, forcat e pyjores, forcat dhe 1 automjet zjarrfikës i ushtrisë dhe 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues i Tunelit të Kalimashit, si dhe 1 helikopter. Pas një pune intensive vatrat e zjarrit janë izoluar rreth orës 20:00. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pyll pishe.

Qarku Berat
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte në fshatin Otllak, Njësia Administrative Otllak, bashkia Berat. Shërbimi vendor i MZSH Berat ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe forca shoqëruese, të cilat kanë punuar për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 ha me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.

Qarku Korçë
Reshjet e shiut që kanë rënë mëngjesin e djeshëm kanë shuar të gjithë vatrat aktive të zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë Administrative Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë.

Shërbimi vendor i MZSH Korçë, punonjës të bashkisë dhe punonjës të pyjores, kanë punuar për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Forca të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pyll pishe.

Etiketa: Beratemergjencat civileSituata e zjarreve

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rrogozhinë, zbulohen dhe asgjësohen 412 bimë kanabis

Rrogozhinë, zbulohen dhe asgjësohen 412 bimë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com