Pas tërmetit të fortë 6,4 ballë të shkallës Rihter që tronditi vendin, Ministrja e Mbrojtes Olta Xhaçka është nisur drejt Durrësit ku situata duket të jetë më e rëndë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se lëkundja e fortë është regjistruar në orën 03:50 me magnitudë 6.4 Rihter.
“Ministrja Xhaçka dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në kontakt të vazhdueshëm me prefekturat, veçanërisht me atë të Durrësit për situatën”, njofton Ministria e Mbrojtjes.