Sistemet s’do jenë më peng i privatit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sistemet s’do jenë më peng i privatit –

12:52 | 29/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –

Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi –

Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme –

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren –

Pas skandalit të korrupsionit me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme shoqërinë e re shtetërore “Albanian Digital Solution” (ADS).

Sipas qeverisë kjo kompani shtetërore synon të forcojë inovacionin teknologjik dhe të modernizojë më tej shërbimet publike në vend.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë nismë si pjesë të “revolucionit dixhital” dhe një domosdoshmëri të fazës së re të zhvillimit të qeverisjes elektronike në Shqipëri. Sipas tij, krijimi i ADS vjen si përgjigje ndaj nevojës për të ndarë më qartë funksionet e standardizimit dhe kontrollit të sistemeve nga vetë zhvillimi dhe mirëmbajtja e tyre teknike.

“Albanian Digital Solution do të zhvillojë sisteme pa patur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjen e tyre. Kompania të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjitha talentet dhe të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale. Kapaciteteve brenda dhe jashtë vendit t’u ofrojë mundësinë që jenë pjesë e saj. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit, që s’mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Brenda një harku 3-vjeçar do t’i kursejmë shtetit një shumë të barabartë me shumën që sot shkon për mirëmbajtjen”, tha Rama.

Sipas Ramës, krijimi i ADS do t’i japë fund varësisë së shtetit nga kompanitë private për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale. Ai deklaroi se kompania e re do të funksionojë me standardet më të larta të tregut teknologjik, duke ofruar paga konkurruese për ekspertët dhe programuesit shqiptarë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kryeministri shtoi se ambicia e qeverisë është që ADS të kthehet në kompaninë më të suksesshme të tregut digjital në vend, e fokusuar ekskluzivisht në shërbimet publike.

Rama bëri të ditur gjithashtu se, sipas parashikimeve të qeverisë, brenda tre viteve ADS pritet t’i kursejë buxhetit të shtetit një shumë të konsiderueshme financiare, të barabartë me kostot aktuale të mirëmbajtjes së sistemeve elektronike. Ai theksoi se kjo qasje e re do të bëjë që kompanitë private të orientohen më shumë drejt tregut privat, ndërsa shteti do të ndërtojë kapacitetet e veta teknologjike përmes kompanisë së re.

Rama vlerësoi ecurinë e deritanishme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke theksuar se nga një numër i kufizuar shërbimesh, sot platforma e-Albania ofron mbi 1200 shërbime online dhe përdoret nga miliona qytetarë. Ai solli në vëmendje edhe rolin kyç të saj gjatë pandemisë, kur shërbimet dixhitale u bënë thelbësore për funksionimin e administratës.

Të Lidhura

“Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –

“Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –

nga 27
17:20 | 29/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj polemikave që kanë shoqëruar projektin turistik në Zvërnec, duke mohuar pretendimet se shteti shqiptar...

Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi –

Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi –

nga 27
15:30 | 29/05/2026
0

SHBA-ja dhe Irani duhet ende të zgjidhin disa pika të mbetura pezull përpara arritjes së një marrëveshjeje, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan...

Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme –

Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme –

nga 27
15:04 | 29/05/2026
0

Po afron finalja e madhe e UEFA Champions League në “Puskás Aréna” të Budapestit, ku do të përballen Paris Saint-Germain...

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren –

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren –

nga 27
14:48 | 29/05/2026
0

Ish-shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Andrij Jermak, i përfshirë në një skandal të madh korrupsioni, akuzohet se...

Para
Duhet t’a nisim nga vetja –

Të akuzuar për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3 policë (Emrat) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –

“Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –

17:20 | 29/05/2026
Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi –

Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi –

15:30 | 29/05/2026
Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme –

Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme –

15:04 | 29/05/2026
Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren –

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren –

14:48 | 29/05/2026
Spitali i Mallakastrës apo shtëpi fantazmash? Pacientët presin të vijnë dritat –

Spitali i Mallakastrës apo shtëpi fantazmash? Pacientët presin të vijnë dritat –

14:22 | 29/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –
  • Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi –
  • Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme –
  • Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren –
  • Spitali i Mallakastrës apo shtëpi fantazmash? Pacientët presin të vijnë dritat –
  • Skandali/ Shteti nuk rimburson ilaçe për të sëmurët me kancer, por do të rimbursojë ata që ndryshojnë gjininë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –
  • Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com