Sipari i turpit… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sipari i turpit…

00:02 | 17/05/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Kampionati i Kategorisë së Parë ka përfunduar, duke dhënë verdikte shumë të rëndësishme, siç janë emrat e dy skuadrave që vitin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Dhe tashmë nuk na mbetet tjetër, veçse t’i falemi Zotit që nuk ka më futboll deri në përfundim të stinës së verës, pasi do të ishim të detyruar të vazhdonim të ndiqnim këtë lloj farse. Një tjetër rezultat qesharak u arrit këtë fundjavë dhe bëhet fjalë për ndeshjen Turbina – Pogradeci, që përfundoi 8-3 për cërrikasit. Pyetja më e thjeshtë do të ishte se pse kaq shumë gola? Dhe përgjigia është po aq e thjeshtë: Në rast të një barazimi të mundshëm në ndeshjen Dinamo – Sopoti që luhej në po të njëjtën orë, për hir të diferencës së golave që duheshin rikuperuar (Turbinës i duheshin +5 gola) do të ishte Dinamo që do të rrezikonte qëndrimin në këtë kategori, duke diskutuar një ndeshje “play out” me Partizanin B. Tani bëni kujdes; gjithçka ndodhi në një 90 minutësh kundër Pogradecit, skuadrës që deri në javën e parafundit ishte një nga kandidatet kryesore për të mbërritur në Superiore dhe diferencën për nga cilësia me ata që i “masakruan” të shtunën e kishin dukshëm në favor të tyre. Por meqenëse këtu çfarë nuk ndodh dhe askujt nuk i vjen turp, të gjithë morrën guximin të bësheshin bashkë, që me një palaçollëk të tillë ta zbrisnin Dinamon në një kategori edhe më inferiore. Pra, shikoni se çfarë morali ekziston, që një legjendë e futbollit të vendit, me 18 tituj kampionë të fituar në vite, 13 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa, me një mori pjesmarrjesh në përballje kontinentale dhe që ka qenë një shkollë efikase prodhimi futbollistësh, të cilët kanë ndikuar në historinë e këtij sporti në Shqipëri, ka më pak akses se Turbina. Modestët nga Cërriku edhe në Kategorinë e Parë hynë nga dritarja, pasi u dënua Gramshi që e fitoi të drejtën në fushë, por nuk plotësonte kushtet e FSHF-së. Ndërsa zëvendësuesit luajtën në një biçim stadiumi që nuk plotësonte asnjë kriter për t’u liçensuar, shënuan 21 gola në 26 ndeshje, pra 0.8 gola për ndeshje, ndërsa në ndeshjen e fundit i lanë të realizonin plot 8 herë, me qëllimin për ta transferuar Dinamon në hartën e fshatrave. Pra, pikërisht këta respektohen më shumë! Edhe diçka tjetër, Dinamo ishte pronare e një kompleksi dinjitoz në një vend ideal, ekzaktësisht në hyrje të Parkut të Liqenit, ndërsa prej kohësh është shpronësuar, madje thuajse është përzënë. Skuadra e 33 trofeve të mëdhenj stëvitet në ish-shtëpinë e saj në orën 09:00 të mëngjesit, për t’i lënë vendin në një orë më të përshtashme Sopotit, që është ekip i qytetit të Librazhdit. Por, nuk është rezultati i Cërrikut arsyeja e vetme pse duhet të themi që iku edhe një edicion për t’u harruar. Tashmë jemi njohur me rezultate si 6-7 Besëlidhja – Mamurrasi, me qëllimin që sulmuesi serb i lezhjanëve, Bajeviç, të shënonte të gjitha golat për vendasit dhe të fitonte Këpucën e Artë, kushti i vetëm ky që Mamurrasi të merrte tri pikët që i nevojiteshin. 4-5 Erzeni – Ada, por duket se ky është një turp i trashëgueshëm. Në sezonin e kaluar ndeshja Bylis – Tomori përfundoi 10-0, pasi aq gola duheshin. Por, ka edhe më… Vetëm në një kampionat shqiptar mund të ndodhë që në një stadium elite si ai i Ballshit, porta të jetë 10 centimetra më e lartë, aq sa portjeri vlonjat Argen Halili e vuri re me sy të lirë, ndërsa drejtuesit e futbollit që luhet këtu vazhdojnë të na hutojnë me arritjen e Kombëtares dhe garën që po bën Skënderbeu e Partizani, duke i përdorur si alibi suksesi.

1

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: Argen HaliliCërrikudinamoGramshiKategoria e ParëPogradeciSopotiTurbina

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Elis Bakaj, lamtumirë Tirana!

Elis Bakaj, lamtumirë Tirana!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com