• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sindikata: Jepuni rrogën naftëtarëve, ose protesta e greva si ato të Bulqizës

14:37 | 22/12/2017
në Shqiperi
0

Lexo edhe

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

“Qeveria shqiptare dhe biznesmenët privatë tu japin rrogat e prapamebtura naftëtarëve  të Ballshit, ose ndryshe do përballen me protesta e greva si ato të minatorëvë të Bulqizës.”

Paralajmërimi është bërë nga Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikollaj, gjatë analizës vjetore të Sindikatës së Industrisë, pjesë e KSSH.

Nikollaj shtoi se janë rreth 1000 naftëtare që s’kanë marrë pagat e një viti, teksa evidentoi  se familjet e tyre përballen me vështërsi ekonomike.

“Sot dua të përfitoj nga rasti t’i bëj apel qeverisë Rama të kthejë sytë nga naftëtarët e Ballshit, të cilët kanë rreth 12 paga të prapambetura pa marrë, konkretisht korrik 2015-korrik 2016.

Konfederata i Sindikatave i bën apel Ministrit, Arben Ahmetaj ,dhe Kryeministrit, Edi Rama, të zgjidhe problemin e naftëtarëve të  Ballshit pasi në të kundërt do të përballen më protesta të ngjashme si ato të minatorëve të Bulqizës”, tha Nikollaj.

Në të njëjtën linjë me, Kol Nikollën, ishte edhe kreu i sindikatës së Industrisë, Taf Koleci.

Drejtuesi i Sindikatës i kërkoi mazhorancës dhe opozitës të gjejnë gjuhën e përbashkët për statusin  minatorit, ndërsa i kërkoi LSI-së të mos abuzojë me këtë çështje për përfitime ditore politike.

Fjala e plotë e Koll Nikollës

Ky fundvit i gjen familjet shqiptare jo siç ata do dëshironin të ishin  teksa skamja dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në shumë prej tyre.

Sot dua të përfitoj nga rasti t’i bëj apel qeverisë Rama të kthejë sytë nga naftëtarët e Ballshit, të cilët kanë rreth 12 paga të prapambetura pa marrë, konkretisht korrik 2015-korrik 2016.

Konfederata i Sindikatave i bën apel Ministrit, Arben Ahmetaj ,dhe Kryeministrit, Edi Rama, të zgjidhe problemin e naftëtarëve të  Ballshit pasi në të kundërt do të përballen më protesta të ngjashme si ato të minatorëve të Bulqizës.

E frikshme kur mendon llogaritë bankare të atyre që me naftën pasuri e jona kombëtare  u bënë miliardere, e që gëzojnë mbrojtje nga pushteti, ndërsa familjet e mijëra a punonjësve të thjeshtë jetojnë në varfëri ekstreme.

Kjo panorame duhet të marrë fund pasi në të kundërt pasojat do jenë të rënda.

Çmimet e hidrokarbureve në vendin tonë janë më të lartat në Evropë ndërsa cilësia është e njëjtë më vendet e Afrikës.

Shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë se kushdo në kontinentin e vjetër naftën e benzinën, ndërsa kur mendon pagën minimalë në Shqipëri e kupton se përse të rinjtë duan të ikin një ditë e më parë nga ky vend.

Emigrimi është një plagë e vjetër që po rihapet dhe hemorragjia do ketë pasoja të rënda për popullin tonë të vogël.  

Qeveria duhet të hartojnë një plan konkret kundër këtij fenomeni

Në emër të Konfederatës së Sindikatës i kërkoj qeverisë Shqiptare të miratojë Statusin e Minatorit në fillim të vitit të ardhshëm.

Qeveria duhet të lejë mënjanë inatet politike të interesave te ngushta dhe bashkë me opozitën të bëhen bashkë pasi durimi i minatorëve është në limite.

Kam gjithashtu një apel për pseudo-sindikata dhe pseudo-parti si LSI që s’janë as në opozitë as në qeveri të mos bëjnë politike ditore më një çështje kaq sensitive

Ka ardhur koha që djersa e gjaku i minatorëve të respektohet, ndërsa duke mbetur në këtë teme i kërkoj Inspektoriatit Shtetëror të Punës të vihet në lëvizje e të heqë dorë nga gjobat dhe pazaret e ulëta por të bëjë punën me seriozitet pasi jeta e shqiptarëve në punë është në rrezik.

Dua t’i kujtoj  qeverisë, Edi Ramës, se nuk duhet të heqë nga agjenda kërkesat tona për rritjen e pagës minimale dhe kontratat kolektive pasi këto janë objektiva të shenjta dhe asgjë nuk na ndal deri në realizimin e tyre me çdo mjet.

Sot shoqëria shqiptare përballet me problematika të theksuara ndërkohë më lejoni t’ ju kujtoj se papunësia është shkaktari kryesor i varfërisë që shoqërohet me një sërë fenomenesh negative.

Ka ardhur koha që qeveria të mbishtese projektet sociale e të heqë dorë nga konçensionet e pafundme që nuk sjellin asgjë tjetër veçse pasurimin me tepër të disa oligarkëve dhe disa individëve të korruptuar që Rama premtoi se do ti nxirrte nga tepsia.

Etiketa: kol nikollajnaftetareprotestasindikata

Të Lidhura

EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

nga 27
17:11 | 26/01/2023
0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin,...

Janë hajdutë me çizme! –

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

nga 27
17:03 | 26/01/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij...

Dy në kërkim dhe 23 masa sigurie, SPAK bën bilancin për nëntorin

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

nga 27
16:46 | 26/01/2023
0

Braniol Liço alias Braniol Aga nga Durrës, Braniol Liço alias Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi...

Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim –

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

nga 27
16:41 | 26/01/2023
0

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, e...

Para
Babagjyshi në Shqipëri po e bën gati thesin, po ti?

Babagjyshi në Shqipëri po e bën gati thesin, po ti?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com