Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka foli për vettingun në Policinë e Shtetit, ku tha se është e papranueshme që u anullua vendimi për të bërë një reformim në Ploicinë e Shteti duke pezulluar vettingun në radhët e saj.
E ftuar në studion e lajmeve në Televizionin Fax News, lidhur me vendimin e Parlamentit Holandez për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, Caka tha se arsyet kërkesas për rikthimin e vizave janë rrija e kriminalitetit, transporti i lendëve narkotike dhe azilantët.
“Për aq kohë sa do tëë jenë në pushtet kryevjedhësit e zgjedhjeve ne nuk do të pranojmë të marrim pjesë. Emërimi I Damian Gjiknurit si sekretar organizativ I zgjedhjeve jo vetëm që ia ul kompetenca dikujt që vjedh vota dhe fonde publike por edhe e rit në detyrë. Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Deputetët e rinj nuk kanë as identitet politik e as identitet personal. Ata janë aty pa asnjë lloj arsye sepse nuk dinë se çfarë përfaqësojnë. Ata nuk i njohin fare as votuesit sepse kanë pasur pozicione të tilla në fushatë. Ata persona që kanë marrë këto mandate nga radhët e LSI-së i njoh edhe personalisht dhe nuk kanë marrë as minimumin e votave. Janë interesa afatshkurtra qoftë edhe për të marrë një rrogë, pa e ditur se edhe përfitimet financiare nuk do ti marrin sepse nuk e kanë bërë as një vit në këtë detyrë. Nga sot po ju bëj një thirrje, që të ndalojnë duke thënë se janë anëtarë të LSI-së apo anëtarë të kësaj partie. Ndaj edhe nëse njëherë të vetme do ta përsërisin këtë qëndrim do të përballen me padi penale. Ligji e parashikon që ju ndalohet të përvetësojnë sigla dhe emërtesa që nuk ju përkasin dhe dënohen më gjobë deri në 2 vite burg”, u shpreh ajo.