Siguria në punë, vetëm Qeveria nuk mban përgjegjësi? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siguria në punë, vetëm Qeveria nuk mban përgjegjësi?

17:30 | 29/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Tanush Çaushi

Një nga ligjet e njohura të Mërf thotë: “Një gjë e nisur keq, do bëhet edhe më keq”.

Sapo ndodh një tërmet, aksident në punë apo krim, dalin në pah arrestimet e menjëhershme spektakolare të përgjegjësve të nivelit të ulët, por asnjëherë nuk diskutohet për përgjegjësit e vërtetë. Debatet edhe të opinionistëve dhe analistëve fokusohen vetëm tek “fakir fukarai”.

Read more

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Të kërkojë falje publike –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Askush nuk flet për “Again”. Le të flasim pak dhe për “Again”. Nuk fokusohet debati publik tek rrënja e problemit, por tek “bishti i kavallit”. Kjo ndodhi edhe për arrestimet e tërmetit, por edhe raste të tjera që kanë ndodhur së fundmi.

Rasti i fundit më i freskët ështe fjala për aksidentin e fundit për kushtet e sigurisë në punë në Durrës. Në mënyrë të natyrshme lindin shumë pyetje të rëndësishme që shtrojnë çështje që kërkojnë zgjidhje dhe që mendoj duhet të fokusohet debati publik: – Sipas legjislaciomit të ndërtimit në fuqi është pikërisht Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik Vendor e deri ai Qëndror që janë përgjegjës për kontrollin e zbatueshmërisë së kushteve të sigurisë në punë.

Ku ka qenë ky Inspektoriat, kur investitorët e pallateve nuk lejojnë zbatimin e kushteve të sigurisë në punë?

A duhet që ky institucion të prangoset dhe të dënohet se nuk ka kryer detyrën? – A e kontrollon Inspektoriati zbatueshmerinë e kushteve të Sigurisë në Punë? A është ai përgjegjës për këtë gjë? Kush ja vuri në pah përgjegjësitë?

Sipas legjislacionit për Drejtuesin Teknik, ai është thjesht një i punësuar pafuqi dhe rrogëtar dhe jo partner me ndërtuesin. Ndërkohë që kur vjen puna për llogaridhënie i kërkohet njëlloj. Ndërsa inxhinieri është i detyruar t’i nënshtrohet kushteve të ndërtuesit, për hir të sigurimit të “bukës së gojës”. E njëjta gjë dhe supervizori dhe kolaudatori.

A duhet ndryshuar ky ligj?

A duhet forcuar roli i Drejtuesit Teknik, Supervizorit, Kolaudatorit?

Manuali Sigurisë në Punë është i papërditësuar që prej viteve ’90. A duhet bërë me kushtet bashkëkohore? Pse nuk del në pah kush është përgjegjës për këtë?

A ka një Raport sa është zbatueshmëria e Kushteve të Sigurisë në Punë?

Cilat janë masat që janë marrë nga Qeveria për të përmirësuar këto kushte?

A mban përgjegjësi qeveria, Ministria përkatëse për moszbatimin e kushteve?

Duke shpresuar se analistët, opinionistët dhe gazetarët të fokusohen tek çështjet që çojnë tek zgjidhja e problemit dhe jo për “mustaqet e Çelos”, shpresojmë që ligji i Mërf mos të vlejë në këtë rast.

Le të fokusohemi si mund të përmirësojmë punën e përgjegjësit të vërtetë dhe jo thjesht të marrim disa “koka turku” pa vlerë.

Etiketa: fakir fukarailigjet e MërfitpergjegjesiQeveriasiguria ne puneTanush Çaushi

Të Lidhura

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

nga 27
11:11 | 26/04/2026
0

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë....

Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

nga 27
11:01 | 26/04/2026
0

Në reagimin zyrtar, VLEN thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese, duke treguar mungesë të theksuar...

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

nga 27
10:35 | 26/04/2026
0

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

nga 27
10:31 | 26/04/2026
0

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i...

Para
Trondit Karl Bildi: Zgjidhjen e Trumpit për Kosovën do ta lakmonte edhe Millosheviqi! Shqiptarët kanë të drejta të kufizuara!

Trondit Karl Bildi: Zgjidhjen e Trumpit për Kosovën do ta lakmonte edhe Millosheviqi! Shqiptarët kanë të drejta të kufizuara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

11:11 | 26/04/2026
Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

11:01 | 26/04/2026
Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

10:35 | 26/04/2026
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

10:31 | 26/04/2026
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –
  • Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –
  • Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –
  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com