Në një takimi të zhvilluar mes drejtuesve të Bankës së Shqipërisë dhe të Shoqatës së Bankave, në fokus të takimi ka qënë garantimi i sigurisë në kryerjen e aktivitetit bankar.
Përfaqësuesit e të dyja palëve kanë rënë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes bankave dhe institucioneve për të ofruar më shumë garanci për transportin e vlereës monetare.
Të pranishmit diskutuan edhe për një koordinim më të mirë edhe sa i takon zhvillimit ekonomik, me theks të veçantë tek nxitja e kreditimit.
Guvernatori Gent Sejko u ndal edhe në çështjen e trajtimit të kredive të këqija, duke nënvizuar se efektet e ndryshimeve ligjore do të nxisin një ulje grabuale dhe të qëndrueshme të nivelit të tyre gjatë vitit 2017