Si u braktisën gazetarët e Librazhdit që u kërcënuan nga biznesmeni, mik i Taulant Ballës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u braktisën gazetarët e Librazhdit që u kërcënuan nga biznesmeni, mik i Taulant Ballës

12:19 | 08/10/2018
në Shqiperi
0

Pak ditë më parë nga Librazhdi erdhi një lajm; dy gazetarë lokalë kërcënohen me jetë nga një biznesmen. Ky i fundit ishte personi që i kishte kërcënuar drejtpërdrejtë. Gazetarët Edjola Terziu dhe Agim Blloshmi shkuan dhe e bënë denoncimin në polici e madje tentuan ta bënin edhe publike por ndryshe historive të tjera të kërcënimit të drejtpërdrejtë të gazetarëve, rasti i tyre thuajse u lokalizua dhe u mbyll menjëherë. Madje, në një komunikim të këtyre ditëve me Blloshmin mësohet se që prej bërjes publike të kërcënimit ata vetëm vijojnë të kërcënohen e të mos merren në mbrojtje nga askush.

“Diell-online” ka mësuar se prokuroria nuk i ka thirrur asnjëherë për t’i marrë në pyetje dy gazetarët e kërcënuar nga biznesmeni Lulzim Hasballa, i cili mësohet se është një prej personave më të afërt të pushtetit qendror që operon në atë zonë. Referuar të dhënave që vijnë nga policia saktësohet se janë marrë deklarimet e të kërcënuarve dhe se materialet i kanë kaluar prokurorisë por asnjë zhvillim tjetër nuk ka patur në lidhje me kërcënimin me jetë që iu ka bërë në mes të qytetit biznesmeni, njeriu që pretendohet që merr gjithë tenderat që shkojnë në atë rreth. Madje në një pretendim të gazetarit Blloshmi bëhet me dije se kolegia e tij është kërcënuar sërish në derën e shtëpisë ndërkohë që vetëm ditëe të fundit biznesmenit Hasballa iu ka faturuar edhe një tender tjetër. E ndërkohë që policia, prokuroria, media dhe opozita kanë heshtur në lidhje me kërcënimin që ky biznesmen ka bërë ndaj dy kolegëve, bëhet me dije që këta të fundit ndjehen jo vetëm nën presion por edhe nën rrezikun e një kërcënimi të vazhdueshëm që të mos merren me tenderat që kalojnë të gjithë nëpër duart e biznemsneit Hasballa.

Rasti i Laçit dhe i Librazhdit, dy standarte për të njëjtin akt

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Vetëm pak javë më parë dy gazetarë, babë e bir, denoncuan një kërcënim me armë që një biznesmen iu bëri në ambientet e biznesit të tij pasi i kishin vënë tritol në Laç. Ngjarja u denoncua dhe menjëherë policia, prokuroria, media dhe opozita reaguan. Madje edhe Presidenti i vendit e thirri të kërcënuarin në zyrë duke i dhënë mbështetje dhe kurajo për të vijuar misionin e tyre të tëbërit gazetari. Po ashtu rasti u bë publik edhe në media, ndonëse pala e akuzuar doli publikisht duke mohuar të kishin kryer një akt të tillë kundër gazetarëve. Ndonëse jo më armë, por me një metodë më të sofistikuar, janë kërcënuar nga biznesmeni i njohur edhe dy gazetarët e Librazhdit; atëherë pse nuk u jepet e njëjta mbrojtje? Pse biznesmeni laçian dhe ai nga Librazhdi nuk konsiderohen njësoj? Përse nuk i mbështet askush gazetarët e kërcënuar me jetë nga përfituesi i tenderave në Librazhd? Teksa kërkon për emrin e tij, del qartë se Hasballa është përfitures tenderash në thuajse të njëjtën mënyrë edhe në vitin 2009. Ai njihet për lidhjet e tij me deputetin e zonës Taulant Balla dhe po ashtu mësohet se Hasballa pas kërcënimit që iu ka bërë gazetarëve ka fituar edhe një tjetër tender nga Bashkia e Librazhdit.

https://diell-online.al/a_d/si-u-braktisen-gazetaret-e-librazhdit-qe-u-kercenuan-nga-biznemseni-mik-i-taulant-balles/#.W7sf2C-cZp9

Etiketa: agim blloshmiEdjola TerziugazetarelibrazhdLulzim HasballaTaulant Balla

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dy shqiptarë flasin shqip në Serbi, rrihen barbarisht

Dy shqiptarë flasin shqip në Serbi, rrihen barbarisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com