Temperaturat shumë të ulëta dhe i ftohti i stinës së dimrit zakonisht sjell shumë probleme shëndetësore në trupin e njeriut. Kjo është edhe arsyeja pse shpesh ne nuk e pëlqejmë këtë stinë.
Mjafton të keni kujdes të mjaftueshëm për veten në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm dhe mos keni probleme shëndetësore.
Më poshtë janë shënuar disa këshilla se si të kujdeseni për shëndetin tuaj:
1.Qëndroni në kontroll të vazhdueshëm me mjekun tuaj
2. Merrni në mënyrë të rregullt mjekimet tuaja
3. Kryeni vaksinat antigripale në konsultim me mjekun tuaj
4. Rregulloni temperaturën e ambienteve të bredshme. Kujdesuni për izolimin e mirë të dritareve dhe dyerve për të zvogëluar humbjet e nxehtësisë me materiale të ndryshme izoluese. Temperatura ideale është 19-23 gradë Celcius. Ajri në shtëpi shumë i ftohtë dhe shumë i thatë mund të jetë me pasoja për shëndetin tuaj
5. Ajrosni ambientet e brendshme disa herë gjatë ditës për të siguruar lagështinë e duhur si për rrugët e frymëmarrjes edhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi. Helmimi me monoksid karboni është shumë i zakonshëm dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse
6. Nëse ju përdorni ngrohje elektrike ose burime të tjera të ngrohjes (të tilla si borsa apo shishe me ujë të nxehtë) shmangni kontaktin me duart tuaja soe pjesë të ngryshme të trupit. Ose kujdes nga ngrohjet me dru apo gaz, pasi mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin
7. Kontrolloni temperaturën e trupit tuaj, bëni gjumë të mjaftueshëm
8. Mbani kontakte të shpeshta me familjarë, miq apo fqinjët tuaj
9. Merrni ushqime dhe pije të ngrohta, si supë etj (të paktën 1,5 litër lëngje) duke shmangur alkoolin, sepse ai nuk ndihmon kundër të ftohtit: shall, dorashka, kapele, pallto apo xhup të ngrohtë, këpucë të përshtatshme
10. Dilni përjashta në kohën më pak të ftohtë të ditës: shmangni, nëse është e mundur, daljet në mëngjes herët dhe natën dhe shmangni sforcot fizike
11. Tregoni kujdes kur kaloni nga një ambient i ftohtë në një ambient të ngrohtë dhe e kundërta për të shmangur djersitjen apo ftohjen nëse dilni përsëri jashtë
12. Planifikoni udhëtimet për të minizuar ekspozimin ndaj motit të ftohtë. Nëse do të udhëtoni me makinë, shihni parashikimin e motit, kontrolloni gjendjen e përgjithshme të makinës
13. Mos harroni me vete ilaçet tuaja, veshje të ngrohta, batanije apo dhe pije të ngrohta. Mbushni kartën telefonike dhe mbani me vete kutinë e ndihmës së shpejtë