• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Umberto Eco: Si të hash akulloren

18:46 | 10/04/2016
në Uncategorized
0

“Kur isha i vogël, fëmijëve u bliheshin dy lloj akulloresh që shiteshin në ca karroca të bardha me kapakë ngjyrë argjendi: ose me kaush dy lekësh, ose me vafer, katër lekëshe…Gjyshja na këshillonte të mos e hanim kaushin deri në fund, ta hidhnim fundin majuc, sepse ishte prekur nga dora e akullorexhiut (megjithatë, kjo ishte pjesa më e mirë, më kërce, e hanim fshehurazi, duke u shtirur sikur e kishim hedhur).

Vaferi katër lekësh përgatitej nga një makinë e veçantë, edhe ajo ngjyrë argjendi që shtypte një seksion cilindrik akullorje mes dy sipërfaqesh të rrumbullakta paste. E kalonim gjuhën në pjesën e ndërmjetëme deri sa të mbërrinte bërthamën prej akullorje, në këtë pikë akullorja hahej e gjitha, me gjithë pastat mbështjellëse që tashmë ishin zbutur e nginjur me nektar. Gjyshja nuk kishte ndonjë këshillë për të na dhënë: teorikisht, vaferi ishte prekur vetëm nga makineria, praktikisht, akullorexhiu e kishte marrë në dorë për të na e dhënë, por nuk mund të identifikohej zona e prekur.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Unë isha i magjepsur nga disa bashkëmoshatarë të mitë, prindërit e të cilëve nuk u blinin një vafer katër lekësh po dy kaushë dy lekësh. Këta të privilegjuar marshonin me një akullore në dorën e djathtë e një në të majtën dhe, duke lëvizur me zhdërvjelltësi kokën, lëpinin herë njërën, herë tjetrën. Kjo liturgji më dukej aq madhërishëm për t’u pasur zili sa shpesh herë kisha kërkuar ta luaja edhe unë. Më kot. Të mitë ishin të paepur: një akullore katër lekëshe dakord, dy dy lekëshe, në asnjë mënyrë! Siç mund ta vërejë secili prej jush, as matematika, as ekonomia, as dietika nuk mund ta justifikonin këtë refuzim. Madje as higjena, duke parakuptuar se do të hidhedhin dy fundet e koneve…Tani, banor dhe viktimë e një shoqërie konsumi e shkapërderdhjeje (që nuk ishte e tillë në vitet ’30), e kuptoj se ata të dashur që tani nuk janë më, kishin të drejtë. Dy akullore dy lekëshe në vend të njërës katër lekëshe, ekonomikisht nuk ishin shkapërderdhje, por simbolikisht ishin që ç’ke me të. Tamam për këtë i dëshiroja: se dy akullore të sugjeronin teprinë. Tamam për këtë nuk m’i lejonin: pse nuk dukeshin të fisme, se përqeshnin mjerimin, se dukeshin mendjemadhësi e një privilegji të rremë, mburrje me mirëqenien. ..

Njësoj si prindërit e atyre grykësave dinakë që i kisha zili dikur, qytetërimi i konsumit shtiret sikur të jep më shumë, por, në të vërtetë, për katër lekë, të jep atë që vlen katër lekë. Do ta hidhni tej radion e vjetër të dorës për ta zëvendësuar me atë që premton edhe autorivers, por ca dobësi të brendshme të pashpjegueshme do të bëjnë që radioja e re e dorës të ketë veç një vit jetëgjatësi. Makina e re do t’i ketë ndenjëset me lëkurë, dy pasqyra anësore që rregullohen nga brenda dhe kroskotin prej druri, por do të mbijetojë shumë më pak se e lavdishmja Cinquecento që, edhe kur prishej, një shkelm e vinte sërish në punë.

Por, morali i atyre kohëve na donte të gjithëve spartanë, ndërsa ky i sotmi na do të gjithëve të dhënë pas qejfeve.

/mapo.al/

Etiketa: Cinquecentogrykësa dinakëkroskotiprivilegjqytetërimi i konsumitUmberto Ecozili

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Studimi/ Cilat degë studimi kanë lindur më shumë miliarderë

Studimi/ Cilat degë studimi kanë lindur më shumë miliarderë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka fakte e video që… –

Ka fakte e video që… –

23:23 | 09/12/2023
Vendimi i Gjykatës zbardh mënyrën se si u vra Liridona –

VIDEO/ Momenti kur Granit Plava hyn në restorantin ku darkonte Naimi me Liridonën, ja si kamuflohet –

23:11 | 09/12/2023
Vrasja e Liridonës, reagon ashpër Pacolli, ja kë quan skizofren…

Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli “shpërthen” ndaj… –

22:59 | 09/12/2023
Inter i pamëshirshëm ndaj Udineses, ka minuta edhe për Asllanin –

Inter i pamëshirshëm ndaj Udineses, ka minuta edhe për Asllanin –

22:53 | 09/12/2023
Rastet kur makthet paralajmërojnë një sëmundje të keqe –

Rastet kur makthet paralajmërojnë një sëmundje të keqe –

22:41 | 09/12/2023

Më Të Lexuarat

  • Ka fakte e video që… –
  • VIDEO/ Momenti kur Granit Plava hyn në restorantin ku darkonte Naimi me Liridonën, ja si kamuflohet –
  • Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli “shpërthen” ndaj… –
  • Inter i pamëshirshëm ndaj Udineses, ka minuta edhe për Asllanin –
  • Rastet kur makthet paralajmërojnë një sëmundje të keqe –
  • Kristian Shpendi nuk ndalet në Seria C, realizon golin e 9-të –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka fakte e video që… –
  • VIDEO/ Momenti kur Granit Plava hyn në restorantin ku darkonte Naimi me Liridonën, ja si kamuflohet –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com