Si ta shfrytëzosh kohën? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta shfrytëzosh kohën?

18:40 | 18/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Umberto Eco

Kur i telefonoj dentistit për të lënë një orë takimi dhe më thotë se e ka të zënë gjithë javën e ardhshme, unë e besoj. Ai është profesionist i vërtetë. Por, kur dikush më fton në një kongres, në një tryezë të rrumbullaktë, të drejtoj një vepër kolektive, të shkruaj një artikull, të marr pjesë në një juri dhe i them se nuk kam kohë, askush nuk më beson. “Hë, profesor”, më thotë, “një njeri si ju e gjen kohën”. Është e qartë se ne humanistët nuk mbahemi si profesionistë të vërtetë, jemi bjerraditës.

Kam bërë një llogari. I ftoj kolegët e profesioneve analoge ta provojnë dhe ata e të më thonë në kam të drejtë apo jo. Një vit jo i brishtë ka 8760 orë. Tetë orë gjumë, një orë për t’u zgjuar e për të bërë tualetin, gjysëm ore për t’u zhveshur e për të vënë ujin mineral mbi komodinë e jo më shumë se dy orë për vaktet, dhe ja ku shkojmë tek 4170 orët. Dy orë për lëvizjet nëpër qytet, bëjnë 730 orë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Me tre leksione në javë nga dy orë secili dhe një mbasdite takim me studentët, universiteti më merr gjatë njëzet javëve, ku përmblidhet mësimdhënia, rreth 220 orë mësimdhënie, të cilave u shtohen 24 orë provime, 12 dikutim temash, 78 orë mbledhje dhe pjesëmarrje në këshilla të ndryshme. Po të llogarisim një mesatare prej pesë temash diplome me nga 350 faqe secila, çdo faqe e lexuar të paktën dy herë, para dhe pas korigjimeve, me një mesatare prej tre minutash për faqe, mbërrij tek 175 orët. Sa për detyrat e kursit, meqenëse një pjesë të mirë i shohin bashkëpunëtorët e mi, po llogaris vetëm katër për çdo sezon provimesh, nga tridhjetë faqe secila, pesë minuta për faqe për ta lexuar e dikutuar paraprakisht dhe ja ku u bënë 60 orë. Pa llogaritur kërkimin, bëhen, në total, 1465 orë.

Drejtoj një revistë semiotike, VS, me tre numra në vit, në total 300 faqe në vit. Pa vënë në kandar dorëshkrimet e lexuara dhe të lëna jashtë, duke i kushtuar dhjetë minuta çdo faqeje (vlerësim, korigjim, boca) ja ku kemi dhe 50 orë. Merrem me të gjitha kolanat që lidhen më interesat e mia shkencore. Të llogarisim nga gjashtë libra në vit, 1800 faqe, nga dhjetë minuta për faqe, janë 300 orë. Nga tekstet e mia të përkthyera, ese, artikuj, libra, kumtesa në kongrese, po të marr parasysh vetëm gjuhët që mund t’i kontrolloj, bëhen rreth 1500 faqe në vit, nga njëzet minuta për faqe (lexim, kontroll i origjinalit, diskutim me përkthyesin, gojarisht, me telefon a me letër) dhe ja ku u bënë 500 orë. Pastaj kemi dhe shkrimet origjinale. Edhe po të mos shkruaj ndonjë libër, bëhen pa frikë 300 faqe edhe vetëm me ese, kumtesa nëpër kongrese, shënime për leksionet etj.

Të llogarisim të menduarit, mbajtja e shënimeve, shtypja, korrigjimi më merr, të themi, nga një orë për faqe dhe u bënë 300 orë. “La Bustina di Minerva” (rubrika që Eco mban në shtyp), po ta shohësh me optimizëm, më merr gati tre orë sa të gjej temën, të mbaj ndonjë shënim, të shoh ndonjë libër tjetër, ta shkruaj, ta përshtas me formatin e kërkuar, ta nis ose ta diktoj. E shumëzojmë këtë me 52 javë dhe bëhen 156 orë (nuk po llogarisim artikuj të tjerë). Së fundi, posta të cilë si kushtoj tre paradite në javë nga nënta në një, pa ja dalë ta bluaj të gjithën, më merr 624 orë.

Kam llogaritur së në vitin 1987, duke pranuar vetëm dhjetë për qind të propozimeve dhe duke u kufizuar vetëm në kongreset thjeshtë të disiplinës, në paraqitjet e punimeve të mia a të bashkëpunëtorëve të mi, në pranitë e pashmangshme (ceremoni akademike, mbledhje në ministritë kompetente) janë mbushur plot 372 orë prani fizike (pa llogaritur orët e vdekura). Meqenëse një pjesë e mirë e tyre ishin jashtë, kam llogaritur 323 orë për zhvendosjet. Kjo llogaritje ka marrë parasysh se një udhëtim Milano-Romë të merr katër orë nga taksia për në aeroport, pritja, ushëtimi, taksia në Rome, sistemimi në hotel dhe zhvendosja në vendin e mbledhjes. Një udhëtim në New Yort bën 12 orë.

Në total janë 8084 orë. Po t’i heqim nga 8760 orët e një viti, mbetja është 666 orë, pra, një orë e dyzet e nëntë minuta në ditë që unë ja kam kushtuar: seksit, takimeve me miqtë dhe familjarët, funeraleve, kurave mjeksore, blerjeve, sportit e spektakleve. Siç mund të vërehet, nuk kam llogaritur kohën e leximit të materialeve të shkruara (libra, artikuj, fumetë). Ta pranojmë se e kam bërë gjatë zhvendosjeve, gjatë 323 orëshit, nga pesë minuta për faqe (lexim i thjeshtë dhe nënvijëzime) kam pasur mundësinë të lexoj 3876 faqe që i përgjigjen 12, 92 librave nga 300 faqe secili. Po duhani? Me gjashtëdhjetë cigare në ditë, nga gjysmë minuti për të kërkuar paketën, ndezur e fikur cigaren, a nuk bëjnë 182 orë? Jo, nuk bëjnë.
Duhet ta lë duhanin.

Etiketa: artikulllibraprofesorrevistë semiotikeUmberto Eco

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Yllka Mujo e Rajmonda Bulku takohen pas dekadash në skenë bashkë!

Yllka Mujo e Rajmonda Bulku takohen pas dekadash në skenë bashkë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com