Si shpëtova bombardimit në Berlin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si shpëtova bombardimit në Berlin

00:01 | 06/09/2017
në Bota
0

Nga Edi Oga

Berlini është qytet me histori të njohur bombardimesh. Mbase shumica e njerëzve kujtojnë bombardimin e aleatëve në epilog të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Qyteti pothuaj u shkatërrua i tëri, dhe ky është kujtimi më i keq i banorëve të tij dhe jo vetëm, në të gjithë historinë. Por, Berlini ka pësuar edhe bombardime “të mira”. Një i tillë ka nisur që në vitin 1924 dhe ndodh çdo vit. Çdo vit e më i fuqishëm, çdo vit edhe më i mirëpritur.

Në vitin 1924, nën emrin “Grosse Deutsche Funkausstellung”, nisi rrugën panairi më i njohur në botë i pajisjeve dhe aplikacioneve konsumatore elektronike. Atë vit, në panair ekspozuan 242 kompani në 7.000 metra katrorë dhe e vizituan 180.000 persona. Sot, pas më shumë se 90 vjetësh, flasim për 180.000 metra katrorë, mbi 1800 ekspozitorë dhe mbi 300.000 vizitorë, pa përmendur milionat që e ndjekin nga televizioni apo interneti. Nën emrin e njohur botërisht IFA, ky panair është transformuar në eventin më të madh të multimedias dhe elektronikës shtëpiake në Botë.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Për herë të parë, panairin IFA të Berlinit, e vizitova këtë vit, në datat 30 – 31 Gusht 2017, me cilësinë e gazetarit. Për hir të së vërtetës, kurioziteti personal dhe profesional më kish shtyrë të informohem paraprakisht nëpërmjet internetit. Mësova që është i stërmadh, gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm. Por, kur “e prek me dorë”, është totalisht një gjë tjetër. Produktin më të shtyrë të imagjinatës, duhet ta shumëzosh me dhjetë. Përmasat, pompoziteti, arti i të ekspozuarit dhe risitë e shkencës dhe teknologjisë janë goditja e parë për këdo, por unë nuk duhet të ndalem tek këto. Në fund të fundit këto nuk janë objektivi i vërtetë i këtij panairi. Ky panair nuk është qëllim në vetvete. Ai është ndërtuar duke pasur në qendër konsumatorin. Ai synon lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së përditshme të gjithsecilit, duke bërë zgjedhjen optimale të pajisjeve që i mundësojnë ato. Këtë, ti si vizitor e ndjen në çdo pavion, në çdo vitrinë, në çdo tavolinë, në çdo metër katror që shkel. Teknologji e vendosur në shërbim të njeriut dhe jo e kundërta!

Edhe pse teorikisht nuk mund të deklaroj objektivitet në gjykimin krahasues, pasi isha i ftuar nga kompania SAMSUNG, nuk druaj të pohoj se prania e kësaj kompanie në këtë panair ishte spektakolare, jo vetëm në përmasa, por në çdo detaj. Kjo është e thjeshtë për t’u perceptuar nga çdo vizitor. Çfarë pashë në pavionin e kompanisë SAMSUNG? Jo vetëm i pashë, por i provova dhe i testova me kokëfortësinë e atij që nuk bindet kollaj për avantazhin e njerit kundrejt tjetrit produkt të ngjashëm. Konkretisht: nuk po lodhem fare t’ju bind që SAMSUNG Galaxy Note 8 është absolutisht smartfoni më i avancuar në treg. E pashë me sytë e mi se televizorët e rinj me teknologji ekrani QLED ishin totalisht tjetër gjë nga televizorët LED standard që kemi. U binda që lavatriçja e re Quick Drive ishte më efikase se çdo e tillë që kam parë. Frigoriferi i ri ishte jo vetëm më cilësor, por nëpërmjet ndërveprimit me të komandoheshin të gjitha elektroshtëpiaket duke kursyer kohë. Qershia mbi tortë, pajisjet e guzhinës SAMSUNG. Me anë të një formati origjinal prezantimi, tre shefa nga më të njohurit në botë, na kapën “prej fyti”. Ata gatuan për ne, përpara syve tanë ,një menu me specialitete ku “lamë thonjtë”. Por u treguan bujarë, na dhuruan recetat, ato që konsumuam dhe të tjera. Them të provoj t’i gatuaj në shtëpi, për vete, fillimisht.

Nuk po ju flas për fantashkencë! Vërtetë teknologjia ishte ajo më e avancuara, por ishte e padukshme, ishte e “burgosur” në aparate dhe elektroshtëpiake që mund t’i përdorë kushdo, dhe më e rëndësishmja, që mund t’i ketë kushdo. Po po, mund t’i ketë gjithkush nga ne në shtëpinë e tij dhe t’i konsiderojë normale, sepse edhe çmimet e tyre ishin normalë dhe kjo ishte ndjesia më e këndshme që më la ky panair: kushdo nga ne mund të ketë në shtëpinë e tij, me çmime normale, elektroshtëpiake të fjalës e fundit të teknologjisë SAMSUNG.

Kështu pra, “bombardimit” dy ditor të panairit i shpëtova me “plagë të lehta”. Tani që u ktheva në shtëpi, po përgatitetm t’u them “lamtumirë” elektroshtëpiakeve të mia të vjetra dhe të dashura SAMSUNG, dhe t’i zëvendësoj një nga një me “bombat” e Berlinit. Është normale, apo jo?

Tiranë, 5 Shtator 2017

Etiketa: BerlinEdi OgaGrosse Deutsche Funkausstellunglamë thonjtëlavatriçja Quick DrivePanairi IFASAMSUNG Galaxy Note 8Si shpëtova bombardimit në Berlinteknologji ekrani QLED

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Rrëfimi i një gruaje të dhunuar nga burri: Kam vujt si Krishti, veç gozhdat kanë mungu (film)

Rrëfimi i një gruaje të dhunuar nga burri: Kam vujt si Krishti, veç gozhdat kanë mungu (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com