Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët –

09:28 | 05/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Operacionet ndaj call ceneter-ave në Shqipëri kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke. Protothema shkruan se një rrjet i madh që mashtronte nëpërmjet telefonit dhe kishte rreth 450 punonjës, zhvaste qytetarë në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Greqinë.

Në artikull thuhet, se ata premtonin fitime të shpejta nga investimet, kryesisht në kriptomonedha, dhe arrinin të fitonin miliona euro duke i bindur viktimat të transferonin para. Mashtruesit përdornin numra telefonikë që dukeshin të besueshëm, ndërkohë që i shtynin viktimat të investonin gjithnjë e më shumë para.

Protothema shkruan më tej, se rrjeti ishte i organizuar si një kompani e madhe, me ekipe dhe drejtues, dhe operonte në disa gjuhë për të kapur sa më shumë viktima, ku në total kanë fituar rreth 50 milionë euro.

Në fund Protothema thekson se, sipas ekspertëve të Europol, ky rast pritet të shërbejë si model studimi për mënyrën sesi organizatat kriminale mund të funksionojnë me efikasitet të ngjashëm me kompanitë legjitime, duke shfrytëzuar teknologjinë dhe strukturat moderne të biznesit për qëllime mashtruese.

Artikulli i Protothemës:

Një organizatë mashtrimesh, me një strukturë të brendshme komplekse dhe me një staf prej 450 personash mashtronte europianët. Ky rrjet ishte aq i komplikuar, sa autoriteteve, iu deshën dy vjet të plota hetimi derisa të ishin në gjendje të shpërbënin organizatën dhe të arrestonin të paktën 10 të dyshuar.

Rrjeti i mashtrimit, me seli në Tiranë, i kishte shtrirë tentakulat e tij në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Greqinë. Edhe pse Europol dhe Eurojust nuk njoftojnë detaje, sa është numri real i viktimave të mashtrimit telefonik në lidhje me investimet në kriptomonedha, fitimet e çmendura etj, është e sigurt se një pjesë e konsiderueshme e fitimit prej 50 milionë eurosh që rrjeti shqiptar nxori vjen nga llogaritë bankare të qytetarëve grekë dhe europianë naivë.

Metoda e veprimit të mashtruesve është stereotipike dhe, paradoksalisht, e njohur mirë, kështu që është e habitshme se si viktimat vazhdonin të mashtronin me anë të tlefonit. Ekrani tregon një numër ose grek (me kodin e vendit +30) ose nga një vend tjetër, që nuk ngjall dyshim, si Belgjika ose Britania. Në realitettelefonata bëhet nga Tirana. Një zë i sjellshëm prezantohet si përfaqësues i një firme shumëkombëshe këshillimi për investime. Ai premton fitime të menjëhershme dhe të mëdha, por kryesisht të garantuara.

Nëse viktima ka humbur tashmë para në investime të ngjashme, këshilltari i investimeve pretendon se, nën udhëheqjen e tij, jo vetëm që paratë e humbura do të rikuperohen, por do të bëhet edhe fitim shtesë. Sapo “investitori” kapet në karrem, hapet rruga për ta zhvatur. Pritja për të përfituar nga mashtrimet e mëparshme ka verbuar qindra grekë, të cilët po joshen gradualisht të transferojnë fonde te kompania ndërkombëtare e investimeve, e cila supozohet se është e besueshme, për blerjen e kriptomonedhave etj.

Grafiku organizativ i biznesit fillonte në nivelin më të ulët, “këshilltarët” ose “agjentët” e investimeve zakonisht ata që gjuanin dhe peshkonin për viktima përmes telefonatave të rastësishme. Këta gjuetarë shpërblimesh paguheshin 800 euro në muaj plus komisione nga rastet kur viktima vazhdonte të transferonte para. Mashtruesit punonin në ekipe të përbëra nga 6-8 anëtarë. Secili prej tyre merrte përsipër një treg të caktuar, varësisht nga gjuha amtare e “këshilltarëve”.

Kështu, kishte ekipe që komunikonin me viktimat e mundshme në anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe greqisht. Gjithashtu, çdo ekip agjentësh investimi ishte nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e një shefi, i cili nga ana tjetër ishte përgjegjës ndaj eprorit të tij, drejtorit të qendrës përkatëse të call center-ave. Falë kësaj strukture klasike hierarkike, biznesi i qendrës së thirrjeve në Shqipëri operoi në mënyrë efikase për disa vite, ndërsa arriti të zgjeronte aktivitetet e tij, siç dëshmohet nga xhiroja totale prej 50 milionë eurosh.

Hapi i parë dhe vendimtar nga ana e viktimës ishte depozitimi i 500 eurove në një portofol dixhital kriptomonedhash. Të ashtuquajturit konsulentë, të cilët sigurisht përdornin pseudonime dhe kode, e interpretuan transferimin fillestar prej 500 eurosh si një sinjal kalimi të lirë për të “kafshuar” viktimat e tyre sipas dëshirës dhe praktikisht pa asnjë kufizim.

Megjithatë, ndoshta për shkak se mashtruesit besonin se kishin gjetur një venë të pashtershme për të shfrytëzuar, në qershor 2023 pati një përqendrim në rritje të ankesave nga viktimat e të njëjtit rrjet në zonën e Vjenës. Që atëherë, numërimi mbrapsht për çmontimin e rrjetit ka filluar në thelb. Shërbimet e ndjekjes penale të mashtrimeve kibernetike nga Austria dhe Shqipëria, në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe Eurojust-in, ngritën një grup pune, i cili monitoroi nga afër aktivitetin e rrjetit të këshilltarëve të rremë të investimeve.

Gjurmët dixhitale përfundimisht çuan në kryeqytetin shqiptar, si në 3 ndërtesa zyrash ashtu edhe në 9 shtëpi private, ku, përveç arrestimeve, u sekuestruan 443 kompjuterë desktop dhe 6 laptopë, 238 telefona celularë, media dixhitale për ruajtjen e të dhënave dhe 891,735 euro.

Megjithatë, për Europolin dhe për çdo agjenci kombëtare ose ndërkombëtare që ndjek penalisht mashtrimet elektronike, rrjeti shqiptar i qendrave të thirrjeve pritet të përdoret si model për studim dhe analizë. Për mënyrën se si një organizatë kriminale mund të strukturohet sipas standardeve të një biznesi ligjor, në zhvillim dinamik dhe shumë fitimprurës.

 

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com