Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

09:48 | 05/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –

Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët –

Gazetari Artan Hoxha thotë se në Shqipëri, paratë që gjenerohen nga korrupsioni i zyrtarëve dhe politikanëve e kanë tejkaluar volumin e parave që vijnë nga narkotrafiku ndërkombëtar. Ky fenomen ka krijuar një sistem të deformuar ku politika dhe krimi i organizuar janë bërë “aksionerë” në një ndërmarrje të përbashkët që ka kapur shtetin, duke e bërë drejtësinë selektive dhe duke zbrazur vendin nga qytetarët.

Pasojat e këtij sistemi të kalbur janë të thella dhe prekin çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Paratë e krimit deformojnë proceset zgjedhore, duke siguruar që në pushtet të qëndrojnë ata që garantojnë vazhdimësinë e kësaj status quo-je. Kjo situatë ka çuar në një ekonomi informale, pa rregulla dhe me një pasiguri të lartë, duke nxitur një valë masive emigracioni, pasi shqiptarët nuk shohin më një të ardhme në vendin e tyre, argumenton Hoxha.

‘Jam i parimit që te paraja e zezë në Shqipëri apo paraja informale, paraja e korrupsionit është më e madhe se paraja që na vidhet ne, pra është më e madhe se paraja që hyn nga narkotrafiku.  Madje po ta shikosh, muajt e fundit, se vitin e fundit, po ndihet tek, pasuritë e patundshme, s’po vijnë më lekë, nuk po fusin më lekë.

Format ku ta investojnë janë nga më të ndryshmet. Deri te ato impiantet fotovoltaike.  Gjatë vitit të kaluar, ata thanë që kemi sekuestruar para korrupsioni politikanëve, 1.1 milion euro. Por kemi konfiskuar vetëm 100.000 euro. Tani në gjithë këtë vend, me gjithë këto që flasim ne, ke konfiskuar vetëm 100.000 euro dhe gjithë pjesa tjetër e konfiskimit është ajo e krimit të organizuar, ka një gjë të madhe që kërcet aty. Ose ti je i përqëndruar vetëm tek ata dhe s’po merresh te krahu tjetër, se është e pamundur.

Ne flasim për këto tendera, qindra milionë euro, abuzime pa fund, dhe u konfiskoj vetëm 100.000 euro. 100.000 euro i bë, vetëm makina që mban për kalamajtë për t’i çuar në shkollë dhe për t’i kthyer nga shkolla. Pra, ka një gjë që nuk përputhet midis asaj propagandës që bëhet,  zhurmës së madhe, sepse efekti real i parasë së korrupsionit është ai që të kthehet mbrapsht si pasuri.

Në qoftë se do të thuash që i kapëm 40 milionë euro, i konfiskuam Gysit edhe shokëve të Gysit, që ajo është as 5% e asaj që kanë ata. Po si ishte e mundur këtej nga krahu tjetër s’kap gjëkundi?

Gjithë ata mumuth e mamuthe çfarë s’kemi thënë ne atje dhe në fund s’kanë para gjëkundi, s’kapet. Ku e kanë fshehur? Dhe ajo pjesa e fshehjes pastaj, sistemi që është ndërtuar i tillë. Pra, ti nëse shkon tek zyrat e noterëve, që ne nuk e kemi aksesin, po SPAK-u e ka tashmë aksesin, hyn në atë regjistrin e tyre, ti do të shikosh aty janë çuditë. Se si janë kamufluar emrat, se si janë kamufluar pronarët e vërtetë, se çfarë forme kanë gjetur ata.

 

Para disa vitesh unë po të thosha që disa organizata kriminale që kemi ne në vend, po investonin në hidrokarbure, dukej çudi. Pastaj filluan fotovoltaikët sepse të mëson ai atje sipër, të thotë kjo mundësi është ku mund të bësh para pa probleme. Ti ke parasysh erdhi fushata, mbulon fushatën dhe pjesën tjetër jemi, je i lirë, vazhdo, vazhdo ë, programin siç e ke patur.

Pra, ne kemi kaluar në një situatë, ku i gjithë shteti, qeveria, administrata, duket sikur është vënë në dispozicion dhe e vret mendjen më shumë, jo se si do të çojë investimet tek qytetarët, po si do të akumulojë këtë lloj paraje.

Ne këtë lloj ekonomie e kemi sot. Ne kemi një ekonomi kryesisht, ekonomi informale ku nuk ka rregulla, nuk ka garë të ndershme, nuk ka konkurrim të ndershëm. Ti je i varur o nga humori i atij sipër, o nga humori i këtyre poshtë. Se mund të vijnë dhe këta me tritol pastaj. Nëse ti nuk hap pykë edhe nuk tërhiqesh, nëse ata të thonë, çfarë pamë ne tek ato tenderat e AKSHI-t? Ai imerrnin peng, ai i thoshin firmos një çikë këtu.

Ne e kemi kriminalizuar shtetin, deri në atë pikë sa thashë sot nuk kemi një shtet që punon për qytetarët.  Sot janë elektronike këto. Dhe ne ua lamë komplet aksesinn atyre, që ata t’i vulosin, të vulosin dhe për ne. Dhe prandaj ne ndodhemi në këtë situatë sot. E cila, nga afatshkurtër unë nuk shoh një shpresë. Ne jemi te pjesa sapo kemi filluar statistikat dhe thjesht po shohim përmasat e vërteta të shkruara nga, nga institucionet e këtij shteti.

Në qoftë se ti lulëzon ndërtimi, metri katror rritet, popullsia zvogëlohet, rrogat nuk rriten o vëlla. Kush i ble ato? Nga buron ajo pasuri? Kush fshihet? Kush fshihet pas kullës? Fshihet ai që del aty e merr, sepse ne kemi dhe një ligj të tillë që ti pa filluar ndërtimin e kullës, duhet të paguash 9% të saj si vlerë takse.

Pra, ne kemi arritur në këtë nivel. Dhe në qoftë se ti shkon në këtë nivel, ke deformuar pastaj të gjithë sistemin, sistemin legjislativ, pra, nga formohet parlamenti,  Nga zgjedhjet. Po çfarë dimë ne nga zgjedhjet? Që deformohen. Jo deformohen, po e derr thesin. Pra në qoftë se deformimi kalon në këtë nivel, ne kemi deformuar shoqërinë. Dhe ligjet që merren në parlament pastaj, me deputetë të këtij, të zgjedhur në këtë formë, si do të jenë? Në favor të qytetarit? Jo. Do të jenë në favor të këtij sistemi dhe do mbajnë këtë sistemin në këmbë, i cili mban sistemin politik atje dhe gjithë pjesa tjetër pastaj është një teatër. Dhe ne shikojmë sikur luftojnë.

Ç’na u premtuan? Task forca e katër ambasadorëve me SPAK-un që do bënte gjëmën. Kë kapin në fund? Ka kapur një militant të PD-së në Lushnjë, tha ka blerë votën me 500 euro. Po të blinte opozita me 500 euro dhe e humbte thellë, si ishte e mundur? Nuk duan para shqiptarët? Nuk korruptohen? Ose kapi ata të partisë së Tom Doshit. Po tani, bën ç’bën, ata tre mandate kapën. Po ai 83-shi i madh, nuk ka gjëkundi? Si ka mundësi që ai nuk kapet gjëkundi?  Dhe në fund ata (SPAK) thanë shiko, e keni fajin juve thanë se nuk na referohet ne, siç i thotë policisë andej.

 

Të Lidhura

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

nga 27
10:34 | 05/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Bllako është paraqitur...

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

nga 27
10:14 | 05/05/2026
0

Në kuadër të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara në sistemin penitenciar, janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të...

Bordi për produktet e shportës, GJK shqyrton padinë më 31 janar

Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –

nga 27
10:10 | 05/05/2026
0

Sot në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimit të depozituar nga deputetët e opozitës lidhur me...

Mashtrimi/ Prokuroria dërgon për gjykim 15 shoqëri call center –

Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët –

nga 27
09:28 | 05/05/2026
0

Operacionet ndaj call ceneter-ave në Shqipëri kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke. Protothema shkruan se një rrjet i madh që...

Para
Bordi për produktet e shportës, GJK shqyrton padinë më 31 janar

Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

10:34 | 05/05/2026
Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

10:14 | 05/05/2026
Bordi për produktet e shportës, GJK shqyrton padinë më 31 janar

Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –

10:10 | 05/05/2026
Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

09:48 | 05/05/2026
Mashtrimi/ Prokuroria dërgon për gjykim 15 shoqëri call center –

Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët –

09:28 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –
  • Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –
  • Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –
  • Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –
  • Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët –
  • Sonte mësohet finalisiti i parë, Arsenali kërkon të shkruajë historinë në tempullin anglez përballë Atletico Madrid –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –
  • Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com