Si nuk kam një pult të të “zhduk”! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si nuk kam një pult të të “zhduk”!

12:36 | 16/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Kozeta Kurti

Unë kam kohë që s’dua të ta shoh bojën në televizor ty!

Prit, nuk jam kaq trime. Nuk e kam me ty që drejton formate televizive, se ndryshe do pres ndonjë dush të ftohtë vetë dhe s’kam këllqe ta përballoj të ftohtin, por e kam me ata që fton ti. Ato s’dua të shoh me sy, sepse më neveritet kur gjykojnë mbi këngën e nuk njohin asnjë notë, gjykojnë mbi tekstin e s’kanë lexuar as statuset e facebook-ut. (e kam me provë se është e pamundur që një shkrimi me 40 rreshta t’i japësh like për një sekondë pas publikimit. Nuk ke kohë fizike të lexosh). S’dua të shoh me sy atë që gjykon interpretimin, ndërkohë që s’ka shkuar kurrë në një shfaqje teatri; e kam me ata që flasin për moralin e bëjnë moral, ndërkohë që e di gjithë Tirana që janë më të pamoralshmit që mban ky qytet; e kam me ata që flasin për lirinë e rrezikun e kompromiseve, ndërkohë që kompromisi u është shndërruar në llagap të dytë; e kam me ata që flasin kujtojnë se media është pronë e tyre dhe mund të sillen me publikun siç kanë qejf ata; e kam me ata që u thonë vetes artistë, e nuk kanë krijuar që në kohë të Skënderbeut… me ata e kam unë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Më vjen ta marr atë pultin e televizorit e t’ju fshij përgjithmonë, t’ju zhduk të gjithëve e vendin tuaj ta zërë ai endacaku i Elbasanit që kishte intervistuar Turjan Hyska që fle rrugëve, por e zgjedh lëmoshën dhe ndihmën, nuk ha yndyrna e ëmbëlsira, por perime…më mirë pak, por saktë…nuk ka televizor, as telefon, as internet, por është i informuar se lexon gazeta; pas pisllëkut të tij disa vjeçar fshihet dija e kultura për politikën e brendshme e të jashtme, dhe mbi të gjitha, pas mjekrrës e flokëve të tij të palarë e të pakrehur prej kushedi sa vitesh, fshihet dashuria për këtë vend që s’është se i ka dhënë ndonjë gjë të madhe dhe mbi të gjitha për jetën. Na le i dashuri e përsërisim mëngjes, drekë, darkë: “jam bërë për të vrarë veten”, na heqin nga puna dhe ulërasim: “jam bërë për të vrarë veten” dhe pasi të kanë shkuar ndërmend të gjitha këto, të vjen Avniu që ta kërcet në shpullë, sepse ka të gjitha arsyet e botës për të mos e dashur jetën, por është më i forti se të gjithë, sepse e merr atë si t’i vijë. E pra, këtë dua unë të shoh në televizor, që kur të me lërë i dashuri, të mos e them as në ëndrrat e e mia më të shkrurtra: jam bërë për të vrarë veten, sepse më motivon Avniu që s’ka nevojë për psikolog, as nutricionist…asgjë.

Dua të shoh Gersin,  atë notarin me Sindromën Down që është i gjashti në Europë e nuk dorëzohet (ndërkohë qe ende në 2017-ën, ka mendime për t’i izoluar se na i sheh komshiu) që t’i japë forcë e të motivojë  fëmijës sime, kur t’i thotë mësuesja: sa i ngathët je në matematikë. S’ke për t’u bërë ndonjëherë ti…Dua të shoh atë trajnerin e  tij që e stërvit pa kushte, pa asnjë pretendim financiar, sepse ai më bën mua të besoj që në këtë botë s’janë shuar ende njerëzit me shpirt e me zemër, që s’e shohin tjetrin si proshutë, ku ta hanë e ta përypin të gjallë.

Dua të shoh duart e thara të asaj gruas që ti moj zonjë i bërtet nga zyra jote me kondicioner se si duhet të  sillet po e dhunoi burri. Dua të shoh atë, jo ty! Ti po deshe, merr rugën dhe shko atje e shpjegoja si duhet të reagojë kur të ndjehet e dhunuar. Zbrit nga kali një herë, pastaj flasim sërish.

Unë s’dua të ta shoh më bojë ty në televizior! A e kupton që s’jam e vetmja? Ka mijëra si unë që duan të të “zhdukin’ si me magji nga televizori, të shkoni të shisni po*dhë aty ku jua blejnë dhe nëse jeni aq të zgjuar sa thoni se jeni, pranojeni këtë që po ju themi se për ta kuptuar, e di që  e keni kuptuar.

Tërhiquni e mos lini nam më me gënjështrat tuaja, se ne në këtë realitet jetojmë. Të gjithë i njohin të gjithë.

Keni Instagramin për të gjithë rrenat e mundshme! Shkoni faluni atje dhe median kthejuani atyre që e meritojnë. Boll muskuj të ngrirë kemi parë. Të shohim një fije emocion…. E meritojmë fundja! Kur të na marrë malli të merremi me formë, do ju thërrasim sërish…

Tani, na mungon përmbajtja…

/blitz.al/

Etiketa: Kozeta Kurtipulttelevizor

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
E pabesueshme, “Despacito” me çifteli: Shqipërinë do ta njohë gjithë bota (film)

E pabesueshme, “Despacito” me çifteli: Shqipërinë do ta njohë gjithë bota (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com