Si na gjeti na la! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si na gjeti na la!

00:43 | 16/02/2016
në Opinion
0

Nëse marrim në konsideratë raportimet e “Zërit të Amerikës”,  që i referohet një deklarate të zyrtari të DASH, vizita e John Kerry-t në Tiranë ishte vetëm për 2 mijë muxhahedinë që do t’i shtohen një mijë të tjerëve që janë strehuar aktualisht në Shqipëri.

Zyrtari i lartë amerikan nuk dha asnjë deklaratë për këtë çështje dhe sipas “Zërit të Amerikës”, është vendosur kështu për shkak të sensibilitetit që përmban çështja e muxhahedinëve.

Por, politika shqiptare e shfrytëzoi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit si të ishte vërtet për Reformën në Drejtësi dhe Byronë e Hetimit. Në të vërtetë ai dha mesazhe për këto dy çështje, por nuk pati asnjë deklaratë të fortë apo siç jemi mësuar ta quajmë qëndrimin e SHBA-së për qeveritë shqiptare, “shuplakë”. Mesazhi i zyrtarit të lartë amerikan ishte i qetë dhe madje më i qetë se sa deklarata e qëndrimet e përcjella për publikun nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Rama e Basha e përdorën vizitën e Kerry-t për llogari të tyre për të përfituar në sytë e publikut sa më shumë kredite në raport me vlerësimet amerikane për ta.

Një ditë pas vizitës së Sekretarit Amerikan në Tiranë asgjë nuk ka ndryshuar.  Shumica është aty ku ishte me trazimet e veta dhe deklarimet pompoze se do kryejë reformën në drejtësi brenda pranverës. Opozita po aty ku ishte, vijon të angazhohet për reformën në drejtësi e Byronë e Hetimit vetëm sipas versionit të Venecias, më saktë të Berishës.

Kryeministri Rama u kujdes që vizita e Sekretarit Kerry të ishte perfekte në funksion të imazhit si përherë. Meta nuk ishte fare në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan. Departamenti i Shtetit dha sqarimin se bashkëpunimi me Kuvendin kishte përfunduar me miratimin e ligjit për dekriminalizimin  si dhe me draftin e reformës në drejtësi.

Ndërkohë, Rama u kujdes të marrë në delegacionin e tij në takim me zyrtarin e lartë amerikan, edhe deputetin Pandeli Majko.  Nuk ka shumë gjasa që prania e Majkos të jetë kërkuar nga Sekretari Shtetit. Rama e mori Majkon në delegacion për ta përkëdhelur se do t’i duhet në betejën që ka hapur Ben Blushi kundër tij në PS.

Nga ana tjetër opozita u shfaq ashtu si është në takimin me zyrtarin e lartë të Uashingtonit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ata që e shoqëronin qëndruan për gjysëm ore me të. Folën për reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit. Basha tha pas takimit se i kishte premtuar Kerry-t se opozita do të votojë një draft të Byrosë së Hetimit dhe reformës në drejtësi vetëm sipas sygjerimeve të Komisionit të Venecias, më saktë të Berishës.

Por, ajo që ra në sy ishte se në përfaqësinë e zgjedhur të Bashës mungonin dy prej deputetëve që gjithnjë ka qenë i pranishëm në takime të rëndësishme me ndërkombëtarët e sidomos me amerikanët. Eduard Selami nuk u ftua nga Basha të marrë pjesë në këtë takim. Ra në sy mungesa e sekretarit të mërrëdhënieve me jashtë, Gert Bogdani. Në vend të tyre ishin disa deputetë të profoilit të ulët në PD. Duke përjashtuar Edi Palokën, i cili merr vlerë vetëm se mban postin e kryetarit të grupit parlamentar të kësaj partie dhe jo për ndonjë meritë të veçantë të profilit të tij politik.

Eduard Selami u dënua me sa duket ngaqë kohët e fundit i ka shtuar kritikat për kryetarin Basha. Ky i fundit nuk i duron dot me sa duket dhe vepron menjëherë, ashtu si ndodhi dje, kur e përjashtoi nga takimi me sekretarin amerikan të shtetit. Për Bogdanin është ende mister.

Me pak fjalë, John Kerry si na gjeti na la por na shtoi edhe dy mijë muxhahedinë. Rama tha atë që kishte thënë më parë, Basha po ashtu.

Etiketa: BashaByroja e HetimitEduard SelamiGert BogdaniPandeli MajkoRamavizita e John KerryZërit i Amerikëszyrtari i DASH

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Balla: Byroja e Hetimit miratohet pas Reformës në Drejtësi

Balla: Byroja e Hetimit miratohet pas Reformës në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com