Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Si mund të vijë Rendi i Ri?

Nga Arben Llalla 0

Nga Arben Llalla

Prej shumë vitesh flitet për ardhjen e rendit të ri, për një qeveri botërore dhe një monedhë. Por si mund të realizohet kjo?

Njerëzimi mbështetet në tre parime; Besimi në Zot, Besimi në Familje dhe Besimi në Atdhe. Për të shkatërruar një shoqëri, një shtet në fillim duhet të qeveriset nga qeveria e keqe, drejtues, ministra e ligjvënës imoralë, të cilët nuk kanë parimin tek familja e ndershme, nuk besojnë dhe janë materialistë.

A nuk qeverisen shumica e shteteve sot nga njerëz imoralë që kanë shkatërruar familjet e tyre, nuk përkujdesen për prindërit e tyre, homoseksualë, lesbike e kështu me radhë?

E si mundet një njeri imoral që ka shkatërruar familjen e tij të përkujdeset për familjen e madhe; popullin?

Mendoni thellë e shikoni presidentët, kryeministrat, ministrat e shumë vendeve që i përkasin kësaj kategorie.

Radhën e ka shkatërrimi i Besimit të Njerëzimit.

A nuk po braktisin katolikët lutjet tek Sheshi i Vatikanit? Kjo s’ka ndodhur asnjëherë.

A nuk po braktisin lutjet në ditët e Pashkëve Katolike dhe Orthodokse?

A nuk po braktisim lutjet në xhami ditët e premte dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit?

A nuk po braktisim vajtjen në Umbre e Haxh?

Më tej, radha i vjen besimit në Atdhe.

A nuk po emigrojnë këto vite njerëzit nga njëri vend në tjetrin duke mos e kthyer kokën pas? Emigracion i detyruar nga rrethanat artificiale, sepse njerëzit nuk kanë emigruar kaq masivisht edhe kur kanë qenë të varfër, pa televizion, pa telefon xhepi, pa makinë, pa…, pa…, pa…, por jeta ishte më e bukur pranë vendit ku lindëm. Përse ky emigracion ka masiv? Për çfarë, për më shumë luks? Për një makinë 30 mijë euro, për një shtëpi 200 mijë euro? E pastaj, ku do i çojmë këto, kur t’i kemi? Më vete asgjë s’do marrim përveç dy metra vend thellë në tokë, herë e ftohtë e herë e nxehtë.

Sot, prindërit nuk kanë pranë fëmijët, gëzimet e tyre, ndërsa fëmijët nuk janë afër prindërve që i lindën. Ka patur emigrime, por herë pas here vinim e vizitonim vendin, të dashurit, por edhe riktheheshin për të mos emigruar më.

Atdheun do na e shkatërrojnë pasi të na humbin kombësinë, të bëhemi njerëz globalistë, kur të shesim nën vlerën reale tokat, shtëpitë e trashëguara brez pas brezi e të blejmë ato shtëpi në vendet e huaja e të bëhemi njësh me kulturën, e cila nuk është e askujt.

Në fund, pasi të kenë shkatërruar qeveritë atdhedashëse e të na sjellin qeveritë orgjish, homoseksualë, lezbike, do fillojë rrënimi i besimit, pasi të na rënojnë Besimin do fillojnë të na rënojnë Familjen. Pasi do të shkatërrohet Atdheu, Familja dhe Besimi njerëzimi është kthyer në klonizim; njerëz pa ndenja.

Rrugëzgjidhja e vetme është që ne mos ta lëshojmë Atdheun, Familjen e Besimin, të luftojmë për t’i ruajtur secili të vetën ashtu si dy mijë vite.

E çfarë është kjo Koronavirusi? Një shpikje ose më keq një sëmundje e keqe, por njerëzimi i ka rezistuar sëmundjeve më të këqija, duke e paguar shtrenjtë, por asnjëherë nuk braktisi Atdheun, Familjen dhe Besimin. Të gjithë ne që po jetojmë kohën e Koronavirusit jemi kalimtarë, por duhet të përkujdesemi që jeta të vazhdojë, të ketë lindje duke patur gjithnjë tre parimit: Besim në Zot, Familje dhe Atdhe. Nëse i humbim këto atëherë njerëzimi ka humbur vetveten dhe misionin vazhdimësisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej