Si erdhëm deri këtu? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si erdhëm deri këtu?

16:14 | 14/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Çim Peka

S’kishte shumë që kishte arritur në zyrën e ministrit të ri të Brendshëm si kryeministri i parë që vizitonte zyrën e vartësit në “kohe paqe”, kur i kërkoi Saimir Tahirit që të thërriste Drejtorin e Policisë së Shtetit.

Brenda pak minutash Hysni Burgaj gjendej para një pamje sureale; në atë zyre ku kishte pritur e përcjellë plot tre ministra demokratë, njeri tashmë President i Republikës dhe tjetri lider i opozitës, tashmë përballej me vetë kryeministrin e vendit dhe shefin e ri. Sipas një kodi të mirënjohur të mafies atij ju bë një kërkesë që përmbante edhe ultimatumin, edhe pazarin: Drejtorit Burgaj i kërkohej të shkarkonte të gjithë lidershipin e Policisë së Shtetit, duke përfshirë 12 drejtorë qarqesh dhe 8 drejtorë kufiri.

Read more

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Në këmbim, ai vetë nuk do largohej nga Policia e Shtetit, por do të emërohej Drejtor i Akademisë së Policisë, me të njëjtën gradë. Arsyeja se pse ia kërkonin pikërisht atij ishte, sepse para partnerëve ndërkombëtarë që ndihmonin, trajnonin dhe financonin prej më shumë se dy dekadash Policinë e Shtetit, shkrirjen e kupolës se policisë donin t’ia atribuonin pikërisht “Drejtorit të Saliut”.

Burgaj ndenji dhe ca kohë drejtor i Akademisë së Policisë, pastaj u shkarkua edhe ai. Pjesa tjetër e historisë 7-vjeçare të Policisë së Shtetit, është një dramë me tre akte.

Qorri

Saimir Tahiri, ose “Qorri”, siç e thërriste një miku i tij, eksponent i rëndësishëm i botës së krimit, për shkak se mbante syze, nuk kishte kryer asnjë punë përpara se të emërohej ministër i Brendshëm. Njihej si krahu i djathtë i liderit socialist, si prijësi i protestave popullore të zonës së Kombinatit, për bllokime rrugësh dhe djegie gomash. Mungesa e një eksperience dhe lidhjet e tij me botën e krimit detyruan bashkë drejtuesin e koalicionit Ilir Metën që të kundërshtonte kandidaturën e tij.

Por, Edi Rama kishte plane të tjera. Pjesa e përfshirjes së tij me grupet e trafikut të drogës janë tashmë publike, pjesë e një procesi penal. Ajo që dihet me pak, është ajo çfarë ai i bëri Policisë së Shtetit, nëpërmjet të ashtuquajturës reformë. Qe të jemi “fair”, ai bëri dy gjëra që qeveria e mëparshme nuk i kishte bërë.

Së pari, rriti rrogat e policisë bazë, të cilat edhe ashtu të rritura, prapë mbesin të vogla. Dhe së dyti, u mundua deri diku t’i jepte një fytyrë tjetër policisë rrugore.

Nga ana tjetër, reforma e Policisë së Shtetit kishte vetëm dy synime: të largonte këdo që mendohej se në një mënyrë ose në një tjetër kishin lidhje me Partinë Demokratike. Dhe së dyti, rekrutimi i një kontingjenti jo vetëm të majtë, por edhe të indoktrinuar politikisht.

Me parimin se “po bëjmë shtet”, dalëngadalë Shqipëria u kthye në një shtet policor. Dhuna policore ishte përgjigja për gjithçka: nëse CEZ dështonte të mblidhte të ardhurat, zgjidhja ishte arrestimi i më shumë se 37 000 personave. Nëse duhej prishur ndërtime pa leje, zgjidhja ishte tritoli. Nëse opozita po riorganizohej, zgjidhja ishte përgjimet e paligjshme nëpërmjet IMSI Catcher.

Emërimi si drejtor i Përgjithshëm i një njeriu që në të kaluaren ishte akuzuar për tejkalim force, kur një ndërhyrje gjatë një pengmarrje rezultoi me viktima, ishin indikacion i parë se motoja e re e Policisë së Shtetit nuk ishte ligjshmëria, por dhuna.

Pastrimi i Policisë së Shtetit u bë në dy nivele: niveli i parë përfshinte të gjithë kupolën drejtuese, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, të gjithë drejtorët në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtor e zëvendësdrejtorë qarqesh, shefa komisariatesh, dhe drejtues seksionesh. Kurse, niveli i dytë preku një grup specifik: njësitë operacionale, në qendër dhe qarqe. Pikërisht ata që merreshin me përgjimet dhe gjurmimin e subjekteve kriminale. Duke shkrirë njësitë operative, automatikisht u shkri i gjithë rrjeti i informatorëve të Policisë së Shtetit. Nëpërmjet këtyre “reformave” ai arriti të zhbënte dhe të shkrinte policinë kriminale. Pikërisht atë, që merrej me luftën ndaj trafikut të drogës. Në pamundësi për të vënë nën kontroll të vetmin institucion të sigurisë kombëtare të pa kapur, ShISh, ai përdori Policinë e Shtetit për të vënë nën përgjim dhe ndjekje efektivet e shërbimit sekret.

Praktikisht ai filloi një luftë frontale ndaj këtij institucioni, dhe kulmi arriti në dy momente, së pari, kur ShISh njoftoi Prokurorin e Përgjithshëm se policia kishte futur në mënyrë të paligjshme një pajisje përgjimi, i quajtur IMSI Catcher (pajisje që ishte përdorur edhe në Maqedoni për të rrëzuar një qeveri nëpërmjet përgjimeve të paligjshme) dhe së dyti, kur ShISh doli në një raport sekret për përfshirjen e 134 drejtuesve të lartë (prurje të tij dhe Rilindjes) ne trafikun e drogës.

Me periudhën e Saimir Tahirit përkojnë edhe takimet e kryeministrit në zyrën e tij, herë mediatike, e herë jo, me të gjithë lidershipin e Policisë së Shtetit. Këto takime ishin treguesi publik se tashmë Policia ishte tërësisht nën kontrollin politik dhe operacional të qeverisë. Pankartat “Faleminderit Saimir Tahiri” të ngritura nga efektivë të rinj të policisë, me rastin e largimit të ministrit për përfshirje në trafikun e drogës, ishin treguesi më i qartë i militantizmit të saj.

Ministri i Amerikanëve

Profili i Fatmir Xhafaj si ministër i ri, ishte e kundërta e paraardhësit. Një politikan karriere, me eksperiencë të gjatë herë si hetues i regjimit komunist, herë si deputet, herë si ministër drejtësie, herë si jurist, në aspektin formal nuk kishte të sharë. Përfshirja e tij si njeriu kyç i Reformës në Drejtësi i veshi atij përshkrimin si “njeri i amerikanëve”, për shkak të rolit kyç të Ambasadës Amerikane në këtë reformë.

Zhvillimet e shëmtuara në të ashtuquajturën “Rasti Babale”, u tregoi shqiptarëve se ministri i Brendshëm kishte një vëlla, të dënuar në Itali për trafik droge, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili jetonte dhe vepronte i lirë, megjithëse duhej të arrestohej nga vetë policia, të cilën e drejtonte vëllai. Nuk është krejt e pasaktë të mendosh se vëllain trafikant më shumë e mbronte kryeministri sesa vëllai i tij ministër.

Ngjarjet e mëvonshme treguan pikërisht këtë. Përpjekjet për deligjitimimin e një përgjimi e drejtoi vetë kryeministri, dhe jo ministri. Vetëm dy orë pas bërjes publike të atij përgjimi, Edi Rama doli garant se jo vetëm ai përgjim ishte i manipuluar, porse ai vetë kishte kryer aktin e ekspertimit. Kapja e një laboratori droge në Has nëpërmjet bashkëpunimit të Ministrisë së Brendshme dhe partnereve europiane, si sekuencë ngjarjesh solli dhe fundit e karrierës së Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme.

Mbrojtja e vëllait trafikant dhe lufta ndaj vëllait ministër, tregoi qartë se në cilën anë qëndronte Edi Rama.

Sandër Kimiku

Emërimin i një ish-gjenerali të ushtrisë në krye të sigurisë së brendshme ngjallte një shije të hidhur që në fillim. Refuzimi i dekretimit të tij nga Presidenti i Republikës, mediatikisht dhe politikisht ishte konfuzues. Arsyet e vërteta ndoshta nuk do t’i marrim vesh kurrë, por nuk është larg të vërtetës hamendësimi se kjo kundërshti kishte të bënte me arsye të sigurisë kombëtare. Si një njeri me karrierë ushtarake, dhe jo civile, që në fillim ai tentoi të futej në paligjshmëri. Për injorancë, për padije, për ligësi, apo për kontroll, ai tentoi të ndryshonte ligjin për Policinë e Shtetit për të bërë të mundur rekrutimin paralel dhe pa arsimim policor të stafit nga Forcat e Armatosura. Qartësisht në shkelje të Kushtetutës dhe të normave demokratike.

Frymës së arrogancës, militantizmit dhe dhunës, Sandër Lleshi i shtoi edhe taktikat ushtarake. Dhuna ndaj protestuesve dhe përdorimi i lëndëve kimike-ushtarake kundër protestuesve gjatë pranverës së protestave opozitare, vetëm sa shtuan më tej frymën dhe kulturën e dhunës në radhët e Policisë së Shtetit.

Përdorimi i forcave ushtarake në rastin e ndërhyrjes policore në Lazarat, nxjerrja e autoblindave të Armatosura të Ushtrisë në rrugët e Tiranës gjatë pranverës së pandemisë, dhe me gjasë (megjithëse e pakonfirmuar) përdorimi i forcave komando të ushtrisë në dhunën e ushtruar gjatë prishjes së Teatrit Kombëtar tregojnë se fryma e dhunës nuk është e kufizuar vetëm në Policinë e Shtetit.

Ajo vjen nga lart.

Vjen nga ai që kontrollon edhe Ministrinë e Brendshme edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Dhuna shtetërore ka vetëm një emër, atë të Edi Ramës.

Pak rëndësi ka se kush e tërheq këmbëzën.

Etiketa: Akademia e PolicisëAleksandër LleshajÇim Pekaedi ramaHysni BurgajqorriSaimir TahiriSi erdhëm deri këtu?

Të Lidhura

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
09:00 | 04/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Para
Vettingu/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së

KED i çon Kuvendit kandidatin Altin Binaj për në Kushtetutese

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com