John vinte pas Yoko-s, bashkëshortes së saj në New York, ndërkohë që dëgjoi t’i thërrisnin në emër “Zoti Lennon?”, ku ylli ngadalësoi hapin dhe u kthye për të parë se kush i kishte thirrur.
Befas tek pa njeriun në mesin e errësirës iu kujtua se atë fytyrë e kishte parë edhe disa herë të tjera, madje mëngjesin e po asaj dite i kishte dhënë një autograf.
Por, këtë herë i huaji kishte qëllim tjetër. Ai ishte ulur në gjunjë, në një pozicion luftarak me një revolver në duar. Në këto çaste, ndërsa të dy ndodheshin përballë njëri-tjetrit, u dëgjuan pesë të shtëna. Lennon bëri disa hapa dhe në këto e sipër arriti vetëm të bërtiste:
“Më qëlluan! Më qëlluan!”. Katër orë pasi mbërriti në spital ai ndërroi jetë.
Ai u vra në moshën 40 vjeçare më 8 dhjetor 1980.