Si e shpjegojnë serbët Çështjen Shqiptare? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e shpjegojnë serbët Çështjen Shqiptare?

12:08 | 01/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shkruan Fahri Xharra

Kush janë shqiptarët sipas serbëve? Pse ne ishim të atillë, vetëm ashtu si donin serbët të na paraqisnin? Pse Europa iu besonte? Pse shqiptarët njiheshin në Europë vetëm ashtu dhe të tillë si ç’na përshkruanin serbët? A punonte koha për ne? Edhe kur punonte, a e dinim ta frytëzonim atë kohë? A mos vallë Europa po i ribindet vetëm shkrimeve dhe përshkrimeve serbe për ne? Ku jemi ne? Pyetjet janë të panumërta, por edhe mundësia qe t’i përgjigjemi është e panumërt. Aq shumë ka shkrime serbe për ne, kundër nesh dhe për përjashtimin tonë; sa që edhe nëse do të botonim përditë nga një libër si kundërpërgjigje dhe me fakte bindëse nuk do të mundnim t’i errësonim të gjitha ato që janë shkruar nga serbët për ne. Ku ishim dhe ku jemi? Me shkrime po mendoj.

Apo a ishim të tillë dhe a jemi sot të tillë si po duan të tjerët?

Read more

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Shkelje të rënda higjienike! –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

Në letrën e botuar me 3 janar 1913, në gazetën “Temps” dr. G. M. Jakshiqi në mënyrë shumë të “bukur” sipas serbëve e ka paraqitur shtrirjen jo natyrore të shqiptarëve jashtë kufijve të “vërtetë” të Shqipërisë: në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Fushën e Kosovës, nëpër Serbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni.

Shtrirja e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë sipas Jakshiqit paraqitej si një lum vërshues, i cili del nga shtrati i tij (sepse s’është kush t’ia rregullon shtratin); dhe se tani (1913) erdhi koha që ai lumi shkretues-vërshues të kthehet në lum të qetë dhe të pëlleshme. Që të kthehet në shtratin e tij është detyra Shteteve të Mëdha të brengosura, të cilat e zgjidhin problemin e kufijve të Shqipërisë dhe ato do ta bëjnë këtë, nëse e vendosin Shqipërinë në “megjet” e saja natyrale.

A ishte kush që në atë kohë t’i kundërvihet kësaj letre? Apo, a donte kush dhe a e kishte kush fuqinë, besueshmërinë dhe dëshirën që gjërat mos të shkojnë sipas dëshirës së serbëve; dhe që shqiptarët e serbëve të rehatoheshin një herë e përgjithmonë në “shtratin” e tyre natyror? Po, një farë pretendenti për karrigen mbretërore shqiptare i ashtuquajturi Arbanas,  princi Fuad me prejardhje nga Kavalla, kurse i lindur në Egjipt, i cili sorollatej nëpër hotelet e Romës. Zotërinjtë e fatit të shqiptarëve si gjithmonë i fajësonin të tjerët për shpërndarjen aq të madhe të një numri aq të vogël të shqiptarëve nëpër tokat serbe.

Shikoni se si nga serbët i shpjegohej Europës Çështja Shqiptare: “ Lumi shkretues-vërshues shqiptar nuk është dalë nga shtrati për shkak të shpejtësisë së madhe të rrymimit që e ka, e aq ma pak që është dalë nga shtrati i tij për shkak sasisë së madhe të ujit për të vërshuar. Por, e tëra është përgatitur nga të tjerët duke ia ndërruar shtratin e “vërshimit” sipas nevojave të veta politike. Lumi vërshues i shqiptarëve iu nevojitej turqve, në mënyrë që turqit të mbajnë pushtetin mbi popujt që e kërkonin lirinë (?) Shtrirja e shqiptarëve jashtë lumit të tyre nuk është e vjetër, ia mbushin mendjen Europës.

Kufijtë e Shqipërisë si shtet i pavarur (e ka fjalën për kohën e Skënderbeut) ishin shumë të vegjël, edhe shkurt në kohë; ashtu edhe më vonë si krahinë ndër Turkun. Ata kufij nuk ndërrohen as në dy shekujt e parë të pushtimit turk. Ata ishin në një hapësirë të vogël. Europa vetëm dëgjon. Serbët flitnin e nga ana e shqiptarëve dilnin esatpashatë. Por, vetëm në kohën kur turqve iu filluan të dalin dorës popujt e krishterë e posaçërisht serbët, atëherë shqiptarët e paskan pas kaluar “megjen” e tyre. Shqiptarët qenkan përdorur nga turqit për shuarjen e lëvizjeve për liri si dhe përhapjen e myslimanizmit.

“E vërteta “që është pak e njohur, e të cilën serbët mundohen ta plasojnë në Europë në kohën e thyerjeve të mëdha, në kohën kur ne ende mundoheshim ta ruajmë gjumin pesë shekullor, në kohën e lëvizjeve vendimtare për një të ardhme shumë të rrezikshme për ne, serbët mundohen të “rregullojnë” shumë padrejtësi që iu paskan pas bërë gjatë historisë. Ajo “e vërtetë” ishte se shqiptarët kishin një rol të madh në përhapjen e myslimanizmit dhe shqiptarizimin me dhunë të serbëve të “pastër”, të cilët ishin në kufij me atë Shqipëri që s’paska pas ekzistuar kurrë…”.

E vërejtët mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por, sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por, e dinë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye duke i dëgjuar shpifjet serbe, të cilat ende janë aktuale për botën.
E ne a dimë se kush jemi? Ne jemi shqiptar, por nëse nuk e duam historinë tonë të kohës së para-turkut. Nëse historinë tonë e shpërfillim, atëherë serbët dhe sllavët tjerë do e marrin dhe do i thonë botës se është e tyre.

Etiketa: Çështja ShqiptareFahri XharraFushë KosovësG. M. Jakshiqinovi pazarSanxhakserbetSi e shpjegojnë serbët Çështjen Shqiptare?Temps

Të Lidhura

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

nga 27
17:39 | 17/03/2026
0

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

nga 27
16:53 | 17/03/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është dërguar zyrtarisht për gjykim, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera....

Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

nga 27
15:55 | 17/03/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të...

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

nga 27
15:17 | 17/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën...

Para
Letra e nënës Drane për Nënë Terezen: Gonxhe, të puth nanëlokja

Në agorën e Shkupit po përtërihet fryma e Shën Nënë Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

17:39 | 17/03/2026
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

16:53 | 17/03/2026
Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

15:55 | 17/03/2026
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

15:17 | 17/03/2026
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

14:55 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –
  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –
  • Shkelje të rënda higjienike! –
  • E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –
  • 24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –
  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com