• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë se kaq, veç në i marrtë me gurë…

18:32 | 05/05/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Kur Edi Rama i premtoi Xhon Kerrit se do të përpiqej ta kalonte reformën në drejtësi brenda marsit, shumëkush në katet e larta të politikës ngriti supet ose buzëqeshi hidhur. Nga ato buzëqeshje të heshtura ironike dhe hipokrite, që politikanët shqiptarë i prodhojnë në seri, kur përballë kanë të huajt, me të cilët rëndom duhet të bëjnë servilin e jo të fortin. Marsi kaloi, bashkë me të edhe prilli dhe idea se reforma po shtyhej për në kalenda vazhdoi të fitojë terren tek skeptikët dhe ata që kanë ç’të hureformën në drejtësimbasin nga ai draft sfidues.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Por, kush e ka dëgjuar fjalimin e ambasadorit amerikan Lu në komisionin e posaçëm parlamentar, me shumë gjasë ka menduar se kësaj radhe duket se kjo puna e reformës në drejtësi është diçka më shumë se ato matricat e integrimit europian, që qeveritë shqiptare i kanë përmbushur historikisht shkel e shko, sa për t’i hedhur hi syve Brukselit.

Donald Lu derdhi përballë përlamentarëve të njëjtin helm drithërues, që përdori dikur edhe para gjykatësve, kur i ftoi të shohin pulsin e dorës. Lu e di që parlamentarët tanë kanë orë të ngjashme me gjykatësit e prokurorët. E di që edhe që pasuritë i kanë të ngjashme, ashtu siç kanë pushtetin për ta çuar ujin përpjetë në këtë vend. Por, në ndryshim nga kategoria e parë, politikanët i duhen sot ndërkombëtarëve për një akt që për shumëkënd është një gjest i pastër paradoksi dhe nonsensi: që të votojnë fillimin e ndëshkimit të tyre, duke votuar reformën! Kjo i bën ata mëse të nevojshëm, në momentin kur në Kuvend duhen mbledhur 94 votat magjike për të ndryshuar Kushtetutën, e me gjasë, bashkë me të edhe faqen e Shqipërisë.

Gjuha e ambasadorit amerikan sot ka pasur dozën e nevojshme të ashpërsisë dhe sfidës, që i duhet hedhur mbi krye asaj pjese të klasës politike shqiptare që nuk e do reformën, që ka frikë nga ajo, që i tutet një paneli të drejtë gjyqi si djalli prej temjanit. E dimë se cili është ky segment politik në vendin tonë, pasi ka pasur kohë ta tregojë këto muaj sesa me dhimbje dhe rezervë e ka shqiptuar togëfjalëshin “reformë në drejtësi”. Një togëfjalësh, që pas qëndrimit të dy diplomatëve të huaj, është shumë më pranë realizimit sesa dështimit. Donald Lu nuk e pati fare problem t’i përmendë fjalët “turp”, “dështim”, “mëshirim”, “i shurdhër”, “i verbër” që të gjitha në adresë të politikës shqiptare.

Më shumë se kaq nuk ka ç’të bëjë një diplomat i huaj. Veç në marrtë gurët e rrugës e të thyejë dritaret e Parlamentit. Ndoshta nuk përjashtohet as ky variant, në bllokun e krizës së amerikanit Donald Lu. Sidomos kur mëson se të premten ai do te shkojë edhe në grupin parlamentar të PD, PS e LSI, duke vënë gishtin në plagën reale të këtij procesi…

/javanews.al/

Etiketa: Donald Luhi syvei shurdhëri verbërmëshirimnonsensparadoksreformën në drejtësiSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para

Ups, Alessandras i dalin në shesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –

Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –

14:09 | 01/10/2023
Nëse më donte të vdekur do më… –

Nëse më donte të vdekur do më… –

14:07 | 01/10/2023
Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –

Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –

14:01 | 01/10/2023
Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

13:51 | 01/10/2023
A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

13:43 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –
  • Nëse më donte të vdekur do më… –
  • Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –
  • Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –
  • A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –
  • Politikani pro-rus Roberto Fico fiton zgjedhjet në Sllovaki –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –
  • Nëse më donte të vdekur do më… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com