Emiliano Shullazi ndodhet prapa hekurave për rreth 1 muaj dhe mesa duket do rrijë dhë disa kohë,pasi Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën ku ai kërkonte lirimin nga qelia.
Avokatët mbrojtës bën rekurs pranë Gjykatës së Lartë për vendimin e Apelit që linte prapa hekurave Shullazin, kushëririn e tij Blerimin si dhe Gilmando Danin.
Kërkesa u depozitua në Gjykatën e Lartë më 18 maj, me anë të rekursit që kërkonte prishjen e arrestit të dhënë nga dy shkallët e Krimeve të Rënda.
Urdhri për arrestimin e Shullazit u dha nga gjykata më 17 prill, pas njoftimeve se grupi i tij kishte kërcënuar profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni, duke kërkuar tërheqjen e këtij të fundit nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.