Procesit gjyqësor për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurve të tjerë të grupit të tij, do t’u delegohet edhe gjyqtari i tretë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor të mblidhet në 20 Maj.
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se këshilli do të delegojë një gjyqtar nga gjykatat e Apelit pasi të gjitha alternativat e saj janë ezauruar. Deri tani trupa gjykuese e këtij procesi përbëhet nga dy gjyqtare, Saida Dollani dhe Albana Boksi. Procesit gjyqësor ka ngecuar si pasojë e mos pasjes së një trupe me tre gjyqtarë për të gjykuar çështjen, pasi deri më tani nga procesi janë tërhequr tre gjyqtarë të krimeve të rënda.
Në gjykatën e Shkallës së Parë grupi “Shullazi” është dënuar me 55 vite burg.