Shullazi dhe historia e gjobëvënieve ndaj biznesmenëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shullazi dhe historia e gjobëvënieve ndaj biznesmenëve

18:34 | 17/04/2016
në Uncategorized
0

Policia: Arrestimi me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda

 

Emiljano Shullazi, personi me precedentë të shumtë penalë që shpesh është bërë objekt i akuzave politike mes ish-qeverisë së djathtë dhe mazhorancës aktuale të drejtuar nga Edi Rama, ra në prangat e policisë mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, në një operacion që fillimisht u shfaq mjaft diskret nga ana e uniformave blu.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Një ditë më pas u bë e ditur, se vënia e tij në pranga ishte bërë me urdhër arresti të Prokurorisë për Krimet e Rënda e bashkë me të ishin arrestuar edhe kushëriri i tij Blerim Shullazi dhe shoku i ngushtë Gilmando Dani. Po ashtu u zbardhën zyrtarisht edhe një sërë akuzash të ngritura ndaj tyre “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Ndërsa arrestimi i Emiljano Shullazit ndodhi pak orë pas akuzave publike të ish-kryeministrit Sali Berisha se kish kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni për tu tërhequr nga gara, policia nuk e përmendi në deklaratën e saj zyrtare akuzën për kanosjen e Konit.

Në komunikatë policia i referohet një akuzë konkrete, atë “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, një formë kanosje kjo për të përfituar para nga një biznezmen. Express mëson se bëhet fjalë për biznesmenin Arjan Zika, i cili rreth 3 muaj më parë ka kallëzuar se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi për një parking 1.200 metra katrorë në Tiranë. Top Channel ka zbardhur dëshminë e biznesmenit dhënë në Prokurorinë për Krimet e Rënda: “Emiliano Shullazi më kërkoi takim. Dikush erdhi e më tha se Emiliano po të pret ta takosh. Kohë më parë kam blerë një sipërfaqe parkingu prej 1.200 metrash katrorë, Emiliano më tha ose blije sërish me çmimin e tregut të sotëm, ndryshe do të të vras. E kam takuar 4 herë Shullazin dhe nuk pranova”.

Por duket se kundërshtia që biznesmeni i ka bërë “urdhrit” të Shullazit, solli edhe një ngjarje të pakëndshme për të. Në 13 mars të këtij viti në dyqanin e tij ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse. Pas kallëzimit, Arjan Zika është larguar nga Shqipëria për shkak të frikës.

Episodi tjetër, për të cilin dyshohet Shullazi, ka lidhje me ish-hotel “Vollga”, në Durrës, që dyshohet se përmes kërcënimeve mund t’i jetë dhuruar Shullazit nga një shtetas shqiptar, raporton Top Channel. Janë të paqarta procedurat e ndjekura për kalimin e ish-hotelit nga një shtetas arab te shtetasi shqiptar, e më pas tek i dyshuari Shullazi.

Prokuroria pohon se, ndërkohë disponon edhe 4 informacione të përcjella nga policia e Shërbimi Informativ Shtetëror, për gjobëvënie ndaj 4 biznesmenëve të ndërtimit, të cilët mësohet se e kanë paguar gjobën e kërkuar. Por ata nuk kanë pranuar të kryejnë kallëzime.

Shullazi është shoqëruar e ndaluar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që akuza më e rëndë, që i ka dhënë atij fajësi me 7 vite burg, ka lidhje me çështje droge.

 

Etiketa: akuzat e kercenimitarrestimi i shullazitgjobvenie biznesitgrabitja e pronave

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Erdogan kritikë shteteve islame për mosnjohjen e Kosovës

Erdogan kritikë shteteve islame për mosnjohjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com