Shuhet familja Preka që u aksidentua në Velipojë. Vetëm pak orë pas ndërruan jetë i ati, i vëllai dhe e motra, largohet nga kjo botë edhe Noemi.
Vogëlushja e ka humbur betejën këtë mëngjes, ndërsa prej 3 ditësh ishte në gjendje kome në Spitalin e Shkodrës.
Babai, Edmondi që drejtonte makinën humbi jetën në vend, pasi përplasja me një mjet tjetër tip fuoristradë rezultoi fatale, ndërsa në spital po atë natë ndërruan jetë edhe djali 9-muajsh dhe vajza 5-vjeçare. E vetmja e mbijetuar është gruaja e tij Evisa.
Ajo është përmendur dy ditë më parë dhe mjekët shprehen se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk është në dijeni për tragjedinë.