Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk ka mundur që të sigurojë votat për t’u zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Duka nuk arriti që të merrte kuotën prej 28 votash të mjaftueshme për të qenë në organin më të lartë drejtues të UEFA-s. Ai arriti që të merrte vetëm 25 vota.
Por në këtë eveniment UEFA i akordoi Federata Shqiptare e Futbollit një fondi prej 1 milionë eurosh. Kjo shumë parash akordohet në formën e shpërblimit për regjistrim të bilanceve financiare pozitive pas pjesëmarrjes së kombëtareve në Evropianin e Francës që u zhvillua vitin e kaluar.