Shuhet arbëreshi Regis Philbin – legjenda e televizionit amerikan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shuhet arbëreshi Regis Philbin – legjenda e televizionit amerikan

06:33 | 27/07/2020
në Bota, Kryesore
0

Nga Mal Berisha

Regis Philbin, një legjendë e televizionit amerikan, ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Emri i tij është shumë i njohur, jo vetëm në televizionin amerikan, por edhe në botë, pasi karriera e tij e gjatë përbën një shkollë më vete për të gjithë televizionet e vendeve demokratike, perëndimore.

Vdekja e tij, natyrshëm ka prekur ndjenjat e miliona fansave të tij, anë e mbanë  botës. Për ne, shqiptarët emri i tij ka një rëndësi tejet të veçantë. Ai është i biri i një nëne arbëreshe nga fshati Greci i Italisë, e cila quhej Filomena Boscia dhe ishte një emigrante italiane nga Campania. Përkatësinë e tij arbëreshe nga e ëma ai e ka deklaruar shumë herë në televizionin amerikan. Ai e vuri emrin e tij në median amerikane në vitin 1999, kur shqiptarëve nga të gjitha trojet tona arbnore iu bashkuan edhe arbëreshët e Italisë, sidomos ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar çlirimin e Kosovës.

Read more

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Regis Philbin në atë kohë, demonstroi mbështetjen për Kosovën, pasi e dinte mirë se emri i tij i madh ndikonte tek opinioni amerikan. Në një nga emisionet e tij të asaj kohe, në një intervistë me kompozitoren Kara DioGuardi, ai deklaroi se ishte lindur nga një nënë arbëreshe, madje shqiptoi edhe fjalët shqipe që ia kishte mësuar e ëma në fëmijëri.

Ky personalitet i madh amerikan me gjak arbëresh e ka një degë të rrënjëve të tij nga fshati arbëresh Greci. Ai fshat është i njohur për bashkësinë arbëreshe, si dhe për figurat që ka nxjerrë. Ndër to shquhen ish Kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara si dhe e bija, Kara DioGuardi, një kompozitore bashkëkohore shumë e njohur në atë vend. Më parë nga ai fshat kishte dalë edhe Leonardo De Martino.

Regis  Philbin ka lindur më 25 Gusht 1931 në New York dhe është një ndër personalitetet më të shquara të medias amerikane. Ai ishte aktor, këngëtar, mjeshtër i bisedave dhe shfaqjeve televizive.

Philbin  njihet si punëtori më i madh i show biznesit në Amerikë dhe mban edhe rekordin e Rregjistrimeve të Gines Botërore, si njeriu që ka kaluar më shumë kohë përpara kamerave televizive në transmetim të drejpërdrejtë në historinë e televizionit. Deri në vitin 2010 ai kishte qëndruar 16100 orë në transmetim.

Philbin ka studiuar në Universitetin Notre Dame dhe ka shërbyer në ushtrinë amerikane. Ai ka filluar të shfaqet në televizionin amerikan në vitin 1950 në programin “Show i Natës Vonë”. Pasi provoi, eksperimentoi dhe performoi një numër programesh, të gjitha më të shikuarat në Amerikë, ai erdhi tek emisioni i drejpërdrejtë “Regis & Kathie” dhe më pas “Regis & Kelly”. Ai ka drejtuar versionin amerikan të emisionit: “Kush dëshiron të bëhet milioner?”,  “Fjalëkalimi – një milion dollarësh” dhe sezonin e parë të emisionit “America Got Talent”.

Priit Vesilind, një ndër autorët më të njohur të revistës “The National Geographic Magazine”, e ka vizituar Grecin dhe i ka kushtuar një artikull të posaçëm historisë së atij fshati në atë revistë, në vitin 2000. Ai  tregon edhe se si është ruajtur tradita gjuhësore dhe kombëtare shqiptare aty. Ai shënon se ka zona të tëra në Siçili, Kalabri, Kampania dhe Puglia që banohen nga arbëreshët. Gjatë shekujve, thotë ai, arbëreshët kontribuan në jetën italiane me një Papë, tre kardinalë si dhe kryeministrin e burreshtetasin Francesco Crispi. Ata e ruajtën kulturën shqiptare gjatë sundimit otoman dhe studiuesit e tyre ishin ndër të parët që e shkruan Gjuhën Shqipe. Nga Italia arbëreshët u shpërndanë anë e mbanë botës. Këtu Priit Vesilind tregon edhe historinë e familjes së ish kongresmenit Joseph DioGuardi dhe lidhjet e tij me fshatin e babait të tij Greci, emigrant në Bronx të New Yorkut. DioGuardi udhëton atje dhe mëson për “Gjakun e Shprishur”.

Me interes është të shihet sesi Martin Camaj në një shkrim rreth vizitës së tij në fshatin Greci në vitin 1961 shprehet: “Përpara se të lëvizja për në Monaco, gjatë ditëve të para të Janarit të vitit 1961, në murin e dhomës së apartamentit tim të vjetër, në periferi të Romës, kisha një hartë të fshatrave shqiptaro-italiane. Unë kisha vendosur t’ja dedikoja një pjesë të jetës time studimit të gjuhës dhe zakoneve të arbëreshëve. Sytë e mi shpesh ndalonin në një emër në hartë, një vend i izoluar diku në pjesën verilindore, me emër Greci. Mblodha informacion për të nga bibloteka të ndryshme dhe zbulova se At Leonardo de Martino, një prift françeskan dhe shkrimtar i njohur, i cili e kaloi gjithë jetën e tij në Shqipërinë e veriut si mësues, e sidomos mësues i poetit të madh shqiptar Gjergj Fishta, ishte nga Greci.

Më lejoni të shpreh diçka për vlerën atdhetare shpirtërore të atij fshati. Greci është unik në botë dhe në fakt në asnjë fshat nuk flitet ekzaktësisht siç flitet në Greci. Greci është një fshat shqiptar dhe unë jam Shqiptar po ashtu.” – Martin Camaj, Ph.D.

Mendohet se të ardhurit e çuditshëm arbëreshë të kohës pas Skënderbeut, banorët vendas italianë i morën për grekë. Kështu ata i vunë fshatit emrin Greci, por që në fakt nuk ka asnjë lidhje me Greqinë.

Artistë të mëdhenj amerikanë e kanë deklaruar origjinën e tyre arbëreshe, siç është rasti i Roberto de Niros. Në fakt, vdekja e Regis Philbin, përbën një ndër humbjet e mëdha dhe dëshminë e radhës së lidhjes së diasporës italiane në Amerikë me arbëreshët e Italisë, pas humbjes së emrave të tillë të mëdhenj, si sopranoja Licia Albanese, e cila vdiq në vitin 2014, në moshën 105 vjeçare.

Etiketa: arbëreshifshati arbëreshGrecilegjendaLeonardo De MartinoMal BerishaMartin CamajPriit VesilindRegis & KathieRegis & KellyRegis PhilbinShuhet arbëreshi Regis Philbin - legjenda e televizionit amerikantelevizioni amerikan

Të Lidhura

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

nga 27
18:19 | 24/02/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

nga 27
18:09 | 24/02/2026
0

Trajneri Roberto D’Aversa, pasi mori frenat e Torinos, u ndal të fliste edhe për mbrojtësin e kombëtares tonë, Ardian Ismajli....

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:05 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:03 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Para
Kalo: Numri i infektimeve i ulët, uji dhe dielli ndihmojnë në luftën ndaj Covid 19

“Infeksionet stinore”, Kalo: Çfarë mund të fshihet në hijen e Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

18:19 | 24/02/2026
Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

18:09 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:05 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:03 | 24/02/2026
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

17:19 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –
  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com