Shtrenjtohet me 14% çmimi i vezës nga mungesa e prodhimit, pritet të shkojë 40 lekë kokrra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtrenjtohet me 14% çmimi i vezës nga mungesa e prodhimit, pritet të shkojë 40 lekë kokrra

09:07 | 17/08/2022
në Uncategorized
0

Prej disa ditësh çmimi i vezës është rritur me rreth 14%. Në dyqanet e pakicës veza e hapur nga 22 lekë për kokërr që ishte po tregtohet 25 lekë për kokërr.

Çmimi i vezës ka tejkaluar pikun më të shtrenjtë që është shënuar në fund të muajit mars, ku për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare një kokërr vezë në dyqanet e pakicës arriti 24 lekë. Dyqanet ushqimore thonë se janë paralajmëruar nga furnitorët e tyre se çmimi i vezës pritet të arrijë në 40 lekë për kokërr, për shkak të mungesës së prodhimit.

Arsyet e rritjes së çmimit sipas ekspertëve të tregut janë mungesa e prodhimit për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare e muajit mars dhe pamundësisë financiare të operatorëve për të zëvendësuar pulat, si dhe të rritjes së çmimit të vezës së importit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Edi Fero ekspert i menaxhimit blegtoral tha për “Monitor” se nga influenca aviare ngordhën 50% e shpendëve.

“Dëmi i shkaktuar nga influenca është i dyfishtë në para edhe në kohë. Që të zëvendësohen krerët e ngordhur duhet një cikël 6 mujor. Kompanitë që pësuan dëmin ende nuk kanë dalë në treg me zogj të rinj. Për të përballuar kërkesën në këtë periudhë ka pasur import të lartë të vezëve kryesisht nga Serbia. Por edhe çmimi i vezës së importit është rritur. Për këto arsye çmimi i vezës ka shënuar sërish rritje në treg”, pohoi ai.

Për periudhën janar-qershor 2022 importet e vezëve arritën në shifra rekord. Rritja nisi në muajin mars ku shpendët u prekën nga influenca aviare, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021.

Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet. Tendenca e lartë e importeve të vezëve është shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Në këtë periudhë ka një boom kërkesash për këtë produkt ushqimor. Sipas ekspertit të menaxhimit blegtoral Edi Fero kërkesa është nxitur nga numri i lartë i dasmave të muajit gusht dhe nga fluksi i turizmit. “Deri në fund të muajit gusht kërkesa për vezë pritet të jetë e lartë”.

Sakaq operatorët pohuan se në muajin korrik nga fermat blegtorale çmimi i vezës me shumicë u ul 5%. Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr.

Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë. Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve ishte mungesa e prodhimit ditor për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare./Monitor

Etiketa: çmimevezë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Nusret gatuan së bashku me fëmijët e një familjeje nga Kosova në Mykonos

Nusret gatuan së bashku me fëmijët e një familjeje nga Kosova në Mykonos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com