Disa nxënës dhe mësues në Kukës kanë ndërmarrë një nismë të lavdrueshme për të lehtësuar jetën e tyre të përditdhme.
Ndërsa organet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë për të riparuar rrugën e dëmtuar në të cilën duhet të kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë, ata janë angazhuar vetë në punime.
“Këta janë nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Topojanit në Kukës.
Siç duket dhe nga fotot, angazhimi i tyre është maksimal, për riparimin e rrugës përmes së cilës kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë.
Bravo, aty ku mungon shteti ndërhyn vetë komuniteti!”, shkruan gazetarja Flutura Tota.