Sulmet terroriste që po kërcënojnë Europën janë arsye e mjaftueshme që një çantë e braktisur të alarmojë policinë.
Një çantë e braktisur në mes të rrugës në zonën e ’21 dhjetorit’ ka bërë që forca të shumta të policisë të shkojnë menjëherë në vendngjarje për të parandaluar çdo situatë të mundshme.
Alarmi për bombë fatmirësisht ka rezultuar fals. Çanta i përkiste një të moshuare e cila ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se e kishte harruar në rrugë.