Familja Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, do të jetojë në një shtëpi në Pensilvani.
Ata do të jetojnë në një shtëpi me qira derisa vajza e tyre më e re, Sasha, të përfundojë shkollën e mesme. Edhe pse shtëpia e ardhshme është më e vogël se e tanishmja, ajo gjendet në një zonë shumë të pëlqyer të kryeqytetit të SHBA-së.
Shtëpia e tyre e re është ndërtuar në vitin 1928, ka nëntë dhoma gjumi, dy kuzhina e shumë hapësirë për tu relaksuar.









