Shtegu i dhive – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtegu i dhive

09:49 | 22/11/2018
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Ç’tu desh, o njeri, që ndërtove rrugë? Hape male dhe fusha, i shtrove me asfalt, bëre makina luksoze, e rrite shpejtësinë sa t’u morën mendtë. Harxhove shumë para, u detyrove të punosh për të fituar të tjera pasuri; ngjite aeroplanë dhe hodhe në det anije, lëshove satelitë dhe bëre internet… Po ç’deshe, o njeri?, ishe mirë me shtegun e dhive…

Kam dëgjuar sot një politikane, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke folur para njëzet a tridhjetë banorëve që protestojnë në Unazën e Re. “Më kërkuat, ja ku erdha!”, tha politikania me triumfalizëm. Si rrallë herë ndonjë politikan, zonja kryetare tha një të vërtetë. Ajo tha: “Ju vëllezër e motra keni të drejtën e Zotit”, tha kryetarja e Partisë, “që të protestoni kundër rrugës”. “Pse të zgjerohet rruga- tha kryetarja- ja ku ishte rruga. Ju keni të drejtën e Zotit”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sa politikanë po përsërisin këtë refren kundër rrugëve të gjëra.

Këtu  kishte të drejtë kryetarja, se banorët e Unazës “kanë të drejtën e Zotit”. E drejta cila është? Se zoti e bëri njeriun dhe kaq: pa rrugë, pa veshje, madje në një kopsht që njerëzit ia vunë emrin “Eden”. Të drejtën për t’u ulur në tokën e Zotit, njeriut të varfër ia dha zoti. Por të tjerat i bëri vetë njeriu me dorën e vet dhe me mendjen e vet! Sipas “të drejtës së Zotit”, njeriu ia ka bërë të keqen vetes.

E ç’i duheshin njeriut rrugët dhe avionët? Veçse t’i turbullohet mendja nga shpejtësia, e çë tjetër?!…

Kjo është filozofia që ka hyrë përmes “të drejtës”. Jemi në një moment thurjeje dhe shthurjeje; sigurisht jo në simbolikën e mediave online me #. Shqipëria njerëzore e këtij shekulli ka hyrë në “autostradën” e shpejtësive të mëdha. Sot brenda më pak se një dekadë dyfishohen dijet njerëzore që nga njeriu i parë i Krijuesit…

Ne që u vendosem në anën e “kampit socialist” pas Luftë së Dytë, patëm fatin e tmerrshëm që ngelëm në vend. Fati ynë i keq nuk ishte thjesht ideologjia; fati ynë tragjik ishte mungesa e shpejtësisë. Po të fitojnë politikanët e filozofisë së “të drejtës së Zotit”, atëherë ne na duhet të “shthurim” fatin tonë, domethënë t’i shkojmë mbrapsht si në një fanellë leshi të vjetër.

Si, mbrapsht?

Le ta nisim që këtu te Unaza e re dhe Mbikalimi i Shqiponjës: Që këtu duhet të pezullojmë ndërtimin e rrugës, sepse “ja ku e kemi rrugën”,  siç deklaroi një kandidate për kryeministre. Të gjitha rrugët që janë vënë në plan për ndërtim, të kthehen mbrapsht; lekët jepuani popullit që proteston “për të drejtën” se do të bëjë raki. Rrugë të gjëra dhe ura nuk do të ketë më. Pas kësaj do të presim me ditë e me net për të hyrë në Tiranë apo për të shkuar në Europë!,  pastaj do të marrim bukë me vete dhe ndezim pak zjarr në rrugë!, pastaj nuk do të na duhen më makinat!, pastaj do të na duket e tepërt që jeta mesatare e njeriut është kaq e gjatë!; pastaj do të zhdukim telefonat “smart’” për rininë!, pastaj do të kërkojmë të na kthehen rrugët e diktatorit Hoxha dhe bunkerë; pastaj…, do të kërkojmë shtegun e dhive…

Aq pak sa të jetojë njeriu “në të drejtën e Zotit”, aq të jetojë, është më mirë pa bërë asgjë, pa rrugë e pa shpejtësi…

Këta politikanë që shesin fatin e vendit për pak vota, mendojnë se për vete mund të jetojnë në luks mes një populli të veshur me lëkurë kafshësh të egra…

http://veritas.com.al/shtegu-i-dhive/

Etiketa: Frrok Çupirrugeshtegu i dhive

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Berisha: Kostandin Xhuvani lirohet nga burgu, me ndërhyrjen e Ramës

Berisha: Kostandin Xhuvani lirohet nga burgu, me ndërhyrjen e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com