Një i ri shqiptar ka tentuar që t’i japë fund jetës, ndërsa ka alarmuar policinë italiane.
26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte hipur në tarracën e pallatit ku jetonte, ndërsa tentoi të hidhej, por falë ndërhyrjes në kohë, policia bëri të mundur të shpëtonte shqiptarin.
Ndonëse tentuan që të flisnin me të, shqiptari u hodh, por karabinierët e kapën në ajër. Tashmë i riu ndodhet në spital, ku po i nënshtrohet edhe një trajtimi mjekësor por edhe psikologjik.
https://youtu.be/C2QgDJBHGyM