Shqiptari “pushton” Strasburgun me çiftelinë e tij, “Bukuroshja e lalës” e preferuara e francezëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptari “pushton” Strasburgun me çiftelinë e tij, “Bukuroshja e lalës” e preferuara e francezëve

16:15 | 22/02/2018
në Gossip
0

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Nga Alma Nikolli
Si e imagjononi ju një djalë që i bie çiftelisë? Me flokë të gjatë, pa qeleshe, të veshur me stil? Mendoj që jo, as unë. Ja përse mendova se duhet të njihnit Oltin, që në pamje të parë është pikërisht ashtu siç nuk e mendoni.
Olti Vata nga Kukësi është 24 vjeç dhe që në moshë të vogël është dashuruar me çiftelinë. Duket e kuptueshme që një djalë nga veriu të dojë këtë vegël muzikore, por janë të paktë ata të rinj që ruajnë këtë trashëgimi të vyer, janë të rrallë ata që ruajnë tingujt e vetëm me të cilët dikur ju këndua “çikave”, dashurisë, luftës apo dhe vdekjes.
Tani që muzika shqiptare është në udhëkryq, Olti pa shumë fjalë e zhurmë, me energjinë e një të riu, me tinguj e melodi po njeh botën me çiftelinë. Me mall për Shqipërinë që s’e sheh prej pak kohësh, ai më rrëfen artin e tij. Olti luan muzikë per një publik të veçantë, që nuk paguan por që thjesht duke dëgjuar muzikë pasuron shpirtin dhe harron për pak kohë brengat e jetës së përditshme.
“Jetoj larg Shqipërisë prej 10 muajsh, por më duket sikur jam larguar për shumë kohë. Mbase është nga malli. Kryej një mision vullnetar në Strasburg. Ne jemi një skuader muzikantësh nga e gjithë bota që bëjmë muzikë për fëmijët kryesisht.  Ne nëpërmjet muzikës mundohemi të rehabilitojmë dhe edukojmë fëmijët me disavantazhe ekonomike, refugjatët, komunitetin Rom, etj”, tregon Olti.
Por muzika nuk ka dyer, nuk ka kufij. Askush nuk mund ta përcaktojë se për kë do të luhen notat, nuk ka kafaz që burgos tingujt. Dhe magjia ndodh. Falë Oltit në Strasburg jehon “Bukuroshja e Lalës”. Olti me jo pak entuziasëm më thotë: “Bandat muzikore kanë dëgjuar për “Bukuroshen e lalës”, e tashmë këndohet në shumë ambiente festash në lokale me muzikë live, e kanë shumë qejf këtë këngë”.
http://27.al/wp-content/uploads/2018/02/WhatsApp-Video-2018-02-20-at-16.53.18.mp4

Një bandë muzikore franceze duke kënduar “Bukuroshen e lalës”

http://27.al/wp-content/uploads/2018/02/WhatsApp-Video-2018-02-20-at-17.00.48.mp4

Të rinj nga Bosnia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia, Ukraina, Franc, Gjermania, Turqia, Velenzuela dhe Olti Vata luajnë “Bukuroshja e Lalës ” dhe “Vallen e Kukësit”

Por si i lindi Oltit dashuria për çiftelinë?

“Çiftelisë kam filluar t’i bie në moshë të vogël. Di që kam qenë rreth 10 vjeç kur kisha çiftelinë e parë në dorë. Çiftelia ishte dëshira ime më e madhe atëherë, doja pafund të luaja, të mësoja. Ëndërroja të luaja këngë popullore me çifteli. Më dukeshin kaq të bukura kur isha fëmijë. Kur isha i vogël babai më tregoi një fotografi të tij me çifteli kur ishte ushtar duke performuar në një koncert. M’u duk gjëja më e bukur që më kishin parë sytë. Aty m’u duk pashë veten dhe pas atij momenti dëshira për të patur një çifteli si “lodër” e fëmijërisë u bë totalisht e pashmangshme. Në fillim fillova të kërkoja notat e para vetë, pastaj u njoha me një mësues muzike për të cilin kisha shumë simpati duke qenë se ishte dhe vazhdon të jetë këngëtar i njohur. Profesori im, Kujdesi Mucmata ishte muzikant i shkolluar, klarinetist i shkëlqyer dhe këngëtar i mrekullueshëm, po ashtu edhe rapsod mjaft i talentuar. Me atë kam mësuar hapat e para profesionale në çifteli. Por unë dita-ditës po mësoj gjëra të reja në muzikë, e në çifteli. Kam vazhduar të luaj instrumentet kordofone tradicionale të ballkanit, siç eshte Bouzuki Grek, Sazi Turk, ama çiftelia ngelet e para dhe së cilën i kushtoj më shumë vëmendje.”
Olti e do shumë artin e traditën, ka prejardhjen nga Malësia që i injektoi edhe dashurinë për çiftelinë e cila ishte me të edhe kur i kërkoi të dashurës së tij amerikane që të fejoheshin.
E pyes si ndodhi, e do e fejuara jote Shqipërinë?
“Nji ditë thirra të dashurën, mora çiftelinë e ja nisa këngës: E heeeej! M’ka shku mendja me u fejue, e me u ba burr’ për merak! Haha! Po, jam fejuar me vajzën që dashuroj. Alyssa, e fejuara ime, ka qenë vullnetare e Korpusit të Paqes në Rrëshen, ajo e do shumë Shqipërinë, flet nji shqipe të mrekullueshme dhe ka dashuri shumë të madhe për të”, m’u përgjigj.
Në planet e së ardhmes Olti ka Çikagon dhe punë, punë, punë… ndërsa zbulon edhe pasionin tjetër të tij: “Dëshiroj të rifilloj të ushtroj profesionin tim si parukier, më mungon tej mase parukeria dhe salloni.”
Po çfarë mendon Olti për muzikën popullore sot? 
“Muzika popullore sot është e njëjtë me atë që ka qenë edhe dje, dhe e njëjta do jetë ajo e nesërmja. Ajo është trashëgimi. Ajo çfarë ndryshon është dashuria që njerëzit kanë për të. Ne fatekeqësisht kemi boshllëk të madh. Muzika popullore mungon në shkolla, mësuesi i muzikës ka rol dytësor ose tretësor në edukim. Fatkeqësisht njerëzit nuk e shikojnë muziken folklorike si pasuri. Kjo, përsa i përket trashëgimisë tonë kulturore në muzikë. Nëse flasim për krijimtari të lirë të kujtdo këngëtari që e quajmë ne sot “muzikë popullore” mendoj që është katastrofike. Tingull të pastër te çiftelisë ende ka. Ka instrumentistë të shkëlqyer. Ka virtuoze sa nuk i ka bota, ai që mungon është një publik që t’i përkrahë. Në çifteli ka mjat punë për të bërë.
Puna më e madhe është të krijohet një pedagogji për të, një metodë për t’u mësuar një nxënës, gjë që nuk ekziston. Unë po merrem me një gjë të tillë. Që të ketë një lloj standarti të mësimit të çiftelisë. Projekti im më i madh është krijimi i një repertori me këngë nga e gjithë bota të luajtuara në çifteli. E shikoj këtë si prioritare pasi dua ta shfaq çiftelinë sa me shumë të jetë e mundur në skenë këtu në Francë.”
Olti luan edhe muzikë klasike me çifteli dhe melodia që i pëlqen më shumë është Vallja Hungareze nr5 . “Mendoj se kur kompozitori Brahms e shkroi këtë kryevepër ka pas nje çifteli me vete (Haha)”, thotë ai.
Larg korridoreve të politikës shqiptare që po vonon të na krenojë në Strasburg, Olti po na nxjerr faqebardhë përmes tingujve të çiftelisë.
“Te huajt, sidomos francezët e duan gjithçka që s’e kanë parë më parë, janë tejet kuriozë. Nganjëherë mendoj që të huajt e duan më shumë se ne vetë shqiptarët çiftelinë. Gjë që është mjaft tragjike. Ata që merren me muzikë janë shumë të habitur për dyteleshin tonë. Para një javë arritëm në një marrëveshje me kompozitorin e famshëm të këngës “L’oiseau Et L’enfant”. Kjo këngë është fituesja e Eurovizion 1977. Kompozitori më ftoi menjëherë në studion e tij për të më sugjeruar që tingulli i çiftelisë të ishte si pjesë e kësaj kënge. U ndjeva mjaft i lumtur”…shprehet Olti.
Etiketa: bukuroshja e lalesçifteliFranceolti vataStrasburg

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Khedira lëshon sinjale largimi: Do më pëlqente të kthehesha në Bundesligë

Khedira lëshon sinjale largimi: Do më pëlqente të kthehesha në Bundesligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com