Një shqiptar nga Peshkopia është gjetur i vdekur në një furgon në Strugë të Maqedonisë.
Bëhet me dije se shqiptari F.Sh 39 vjeç është gjetur i vdekur brenda në një furgon të cilin e përdorte si strehë në fshatin Livadhi. Mësohet se shqiptari punonte si bari.
Dyshohet se shqiptari ka vdekur si pasojë e një helmimi me monoksid karboni, pasi policia gjeti brenda në furgon një pajisje me gaz i cili është përdorur për ngrohje.