Nga Besmir Lushaj
Shqiptarët e Drenicës ia qitën pritën me flamuj kombëtarë ultrashovinistit Aleksandër Vuçiç. Me flamurin për të cilin u flijuan breza me radhë. Me flamurin që zotnonte ballinat e shtëpive shqiptare në kohnat ma të vështira. Me flamurin që ngërthen të vetmin ideal te patjetërsueshem nga asnjë ideologji, kontekst politik, apo bjerrje morale a vlerore: idealin e bashkimit kombëtar!
Pra, shqiptarët pritën nxënësin e Sheshel-it me bazamentin e identitetit dhe aspiratës së tyne historike. Nuk e pritën me fiongon e flamurit të Kosovës, mbi shëmtinë estetike dhe përmbajtësore të të cilit, elitat snobiste tê Prishtinës dhe Tiranës, ngjizin identitete imagjinare, yshten në diversion, frymojnë në funksion të përçarjes!