Shqipërinë e vizitojnë 35 mijë rusë/ 110 mijë vinin nga Ukraina, ja çfarë pritet këtë vit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipërinë e vizitojnë 35 mijë rusë/ 110 mijë vinin nga Ukraina, ja çfarë pritet këtë vit

19:46 | 04/05/2022
në Shqiperi
0

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë turistët rusë, në një kohë kur Shqipëria nga prilli vendosi të heqë vizat për ta për sezonin turistik, duke iu dhënë leje qëndrimi për 90 ditë.

Vizitorët nga Rusia e Ukraina zënë një peshë të vogël në turizmin shqiptar. Vitin e kaluar, nga këto dy vende erdhën rreth 146 680 shtetas nga 5.6 milionë shtetas të huaj të hyrë gjithsej në vend.

Nga këta, mbi 36 400 ishin shtetas rus, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre mbi 110 mijë shtetas ishin ukrainas. Më e ulët është shifra e bjellorusëve që vizituan vendin në 2021, vetëm 2 545 shtetas sipas statistikave.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Edhe vetë operatorët e tregut e konfirmojnë se pikërisht për shkak të numrit të ulët, mungesa e tyre për shkak të luftës nuk do ta ndikojë ecurinë e industrisë turistike.

“Hapësira gjeografike e kufizuar që prek tre shtetet, Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi sikur edhe të tre tregjet të mungojnë me prurjet që ne presim  për 2022, këto janë tregje që realisht nuk kanë një impakt të madh, por mund të jenë potencial për të ardhmen. Si peshë, si sasi, si volum nuk është se ka një peshë të jashtëzakonshme në turizmin shqiptar. Nuk është një treg i qenësishëm ekzistues”.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Tur Operatorëve, vëmendja edhe këtë sezon turistik është te turistët elitarë dhe te tregjet ekzistuese që sjellin më shumë të ardhura për turizmin në vend.

“Për turizmin e plazhit tregje të rëndësishme janë ato të Europës Lindore, Qendrore që kanë krijuar një konsolidim 5-vitet e fundit, presim gjithnjë e më shumë të vijë tregu perëndimor, të hapemi në tregjet e Ballkanit pa pengesë. Me ato duhet punuar në mënyrë të veçantë”, shton Gërxhani.

Së fundmi, edhe këtë vit peshën më të madhe sipas operatorëve do ta mbajnë turistët shqipfolës nga Kosova që përbëjnë më shumë se gjysmën e vizitorëve të huaj si dhe turistë nga vende të tjera të rajonit të Ballkanit.

Etiketa: Rusiukraine

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Trafik droge nga Shqipëria në Itali, 9 të arrestuar

Shqiptarët bëjnë sherr për borxhet e drogës, arrestohen dy prej tyre në Itali

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –

23:30 | 19/03/2026
Pesha s’është armë politike –

Pesha s’është armë politike –

23:14 | 19/03/2026
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –

22:56 | 19/03/2026
Nuk kam qenë aty prej muajsh –

Nuk kam qenë aty prej muajsh –

22:34 | 19/03/2026
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh! –

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh! –

22:16 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –
  • Pesha s’është armë politike –
  • Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok –
  • Nuk kam qenë aty prej muajsh –
  • Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh! –
  • Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League –
  • Pesha s’është armë politike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com