Shqipëria, sërish vendi më i varfër i Europës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, sërish vendi më i varfër i Europës

14:30 | 19/06/2020
në Kryesore
0

Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë (të dhënat për Kosovën nuk përfshihen).

Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.

Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të BE-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 38%, Serbia (41%) dhe më e “pasura” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

Read more

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane.

Në BE, më e varfra është Bullgaria

Në Europë, në 2019, të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), nëntë Shtete Anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

AIC për frymë për dymbëdhjetë shtete anëtare rezulton midis mesatares së BE-së deri në 25% më pak. Në Itali, Irlandë, Qipro, Spanjë dhe Lituani, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Sllovenia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më pak. Polonia, Rumania dhe Greqia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren e BE.

Gjashtë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë, me mbi 25% nën mesataren e BE-së. Estonia ishte 25% më poshtë, Sllovakia, Letonia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 41% nën mesataren e BE-së. /Monitor/

Etiketa: BEBullgariaLuksemburgShqiperiavendi më i varfër i Europës

Të Lidhura

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

nga 27
13:29 | 24/02/2026
0

Prej mëngjesit të kësaj të marte, në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë është evidentuar një çarje anësore në trupin e rrugës, duke...

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

nga 27
13:23 | 24/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipas tij, morën urdhër nga...

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

nga 27
13:15 | 24/02/2026
0

Para se të jepte dorëheqje nga posti i drejtoreshës së AKSHI-it, për t’u përqendruar tek dosja e saj në SPAK,...

13:03 | 24/02/2026
0

Para se të jepte dorëheqje nga posti i drejtoreshës së AKSHI-it, për t’u përqendruar tek dosja e saj në SPAK,...

Para
Policia zbulon 300 kg drogë, i kishin fshehur tek arkivolet e viktimave të Covid-it

Policia zbulon 300 kg drogë, i kishin fshehur tek arkivolet e viktimave të Covid-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

13:29 | 24/02/2026
Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

13:23 | 24/02/2026
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:15 | 24/02/2026
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:03 | 24/02/2026
SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

12:55 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –
  • Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –
  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –
  • Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –
  • Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com