Shqipëria politike me kryeministra mjekë e piktorë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria politike me kryeministra mjekë e piktorë

14:50 | 12/08/2016
në Opinion
0

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria politike mbetet një vend unik në disa drejtime. Ja për shembull, për 8 vite kishim një kryeministër mjek, prej 3 vitesh kemi një kryeministër piktor. Shqipëria e tranzicionit nuk ka pasur asnjëherë një kryetar shteti apo kryeministër jurist në formim bazë, siç vështirë të gjendet vend tjetër ku ministrat më të rëndësishëm, ata të financës, të ekonomisë, infrastrukturës, etj, kanë formim bazë gjuhë e huaj anglisht apo frëngjisht. Gjithsesi, po kaq e veçantë paraqitet edhe përbërja e parlamentit, bazuar në formimin bazë universitar dhe në profesionet bazë të deputetëve. Tabela ilustron 3 raste: rastin shqiptar, rastin gjerman dhe rastin austriak, këtë të fundit, duke e ballafaquar me përbërjen sociale të popullsisë.

Në rastin shqiptar shumica dominuese mbetet biznesmenët e krijuar nga politika (mbi 70-85% e aktivitetit të firmave të tyre bazohet direkt & indirekt në tenderimet publike nga buxheti shtetëror qendror ose lokal). Madje, numri i atyre që kanë formim bazë policor ose ushtarak është shumë herë më i lartë sesa numri i tyre që kanë formim shkencat politike, sociologjike, filologjike, etj. Shumica vijnë nga promovimet partiake, dhe rreth 35% janë rregullisht pjesë e listave të përhershme të shefave të partive.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në modelin gjerman dhe austriak dominues është politikani që vjen nga sektori publik, pra që ka karrierë administrative e profesionale, dhe që hyn në politikë për të avancuar kontributet e tij. Në Gjermani deputetët që vijnë nga shërbimi publik / administrata është dominues mbi çdo sektor tjetër, dhe se numri i biznesmenëve në parlament është më i ulët sesa numri i mësuesve. (duke imagjinuar se biznesi gjerman është 92% me prirje, aktivitet, konkurrim dhe burim privat, pa lidhje me buxhetin shtetëror, pra e kundërta jonë). Në Austri gjithashtu pjesa e biznesit është tre herë më e vogël sesa ajo që vjen nga karriera profesionale në shtet/administratë publike. Aty, më shumë se dy të tretat e qytetarëve janë të punësuar në sektorin privat, prej nga vijnë edhe pothuajse një e treta e deputetëve.

Vlera për ne? Po, për të kuptuar përse për një vend pune roje nate kërkojnë 10 dokumente, kurse trajnimi dhe çdo vit vërtetimet e aftësisë, – kurse për “rojet” e shtetit, vendimmarrësit politikë, nuk ka asnjë kriter kufizues, qoftë edhe informal. Karriera varet nga partia dhe partia varet nga vullneti i kryetarit, ndaj edhe karriera indirekt varet nga vullneti i kryetarit. Këta të fundit, megjithëse me profesione shumë larg formimit juridik, ekonomik apo bujqësor, janë e mbeten “ekspertët” diktues në çdo sektor dhe për çdo çështje. Ata e kanë fjalën e fundit për masat ekonomike, për taksat, për projektet urbanistike, për tekstet mësimore, për reformat universitare, për mbjelljen e ullirit, për cilësinë e rërës në bregdet, për taktikat e ekipit kombëtar të futbollit deri dhe për gjithçka tjetër, deri për përcaktimin se kë/si duhet të sulmojë NATO apo kë duhet të zgjedhin amerikanët për President!

Natyrisht një politikan i mirë nuk përcaktohet nga profesioni që ka. Por nëse gjatë kohës së drejtimit të mjekut edhe gjendja në shërbimin shëndetësor preku fundin, apo gjatë kohës së qeverisjes së artistit mbyllen edhe dy teatro historike nderkohe qe i vetmi art që vijon të ketë sukses në Shqipëri është arti i betonizimit masiv, kudo e për gjithçka, – nëse ekonomistët i zëvendësojmë me përkthyes, apo juristët me të fortët e rrugës, – atëherë ka diçka serioze që nuk shkon, – dhe që na ndihmon sadopak të kuptojmë përse jemi ende në gjendje kritike & kaotike si shtet, si politikë, si shoqëri, si sistem vlerash dhe si edukim demokratik!

Një shënim i tille, ditën që skadon afati i regjistrimeve të reja për në Universitete, ku dhjetera mijera të rinj shpresojnë të marrin dije dhe me aftesi të krijojnë të ardhme të qendrueshme, – është një mesazh pesimist, por edhe një ftese reflektimi, mospajtimi dhe reagimi aktiv prej tyre, të rebelohen pozitivisht, të sfidojnë gjendjen me dije e zgjedhje te mencura, te heqin dore nga imitimet e brezave te tjera, te kalojne nga realiteti virtual ne ate real, dhe keshtu me kuraje e vullnet te imponojne dite me te mira per veten, familjen dhe vendin.

deputete

Etiketa: Afrim Krasniqikriza e vlerave ne Shqiperikryeministri mjekkryeministri piktorNATO

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Gjuha shqipe dënohet me “dakordësi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com