Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së/ Haxhinasto: Nuk është marrë në bazë të meritës së vendit, por nga një sërë kërkesash

Nga Ejona 0

Ish ministri Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka komentuar marrjen e kryesimit të presidencës së OSBE-së nga Shqipëria.

I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Haxhinasto u shpreh se kjo nuk është marrë në bazë të meritës së vendit, por nga një sërë kërkesash që bëhen për vite rresht.

Ish-Ministri u shpreh se presidenca e OSBE-së është një përgjegjësi e lartë kombëtare e cila tregon edhe maturinë kombëtare.

“Presidenca nuk merret në bazë të meritës, por në bazë të kërkesave që bëjnë vendet e ndryshme për disa vitesh rresht. Kur vjen momenti fillojnë përgatitjet përkatëse bashkë me sekretariatin e organizatës. Dua ta vlerësoj si moment të rëndësishem sepse është një mundësi e mirë për Shqëipërinë dhe reputacionin tonë kombëtar. Kjo është një përgjegësi e lartë kombëtare.

E theksoj në fund të fundit tregon për maturinë tonë ndërkombëtare. Dëshiroj që presidenca e shqiptarëve të jetë e sukseshme, sepse tregon për prestigjin tonë ndërkombëtar. Çështja sesa Shqipëria ka në shtëpi standardet që përpiqet për ti avancuar në presidencën e saj të OSBE-së, është çështje për tu diskutuar dhe për mendimin tim nuk ka lidhje.”- u shpreh Haxhinasto.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej