“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin”, Meta: Prioriteti i Rilindjes, inceneratorët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin”, Meta: Prioriteti i Rilindjes, inceneratorët

20:30 | 05/10/2022
në Uncategorized
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar disa të dhëna nga Komisioni Evropian, në Ditën Ndërkombëtarë të Mësuesit, sipas të cilave tregohet se arsimtarët shqiptarë rezultojnë më të keqpaguarit.

Meta pasqyron nga të dhënat shifrën prej 4, 233 euro në vit, duke e renditur kështu pagën e mësuesit shqiptar të fundit në Evropë dhe rajon.

“DITA NDËRKOMBËTARE E MËSUESIT i gjen sot arsimtarët shqiptarë më të keqpaguar se të gjithë kolegët e tyre në rajon dhe në kontinent. Të dhënat e përpiluara nga Komisioni Evropian, të bëra po sot publike nga “Euronews” e renditin pagën e mësuesit shqiptar të fundit në Evropë me rreth 4,233 euro në vit, shumë herë më pak se të ardhurat vjetore nga paga të një mësuesi në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi apo Malin e Zi ku mësuesit paguhen dy herë sa këtu”, shkruan Meta.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë, hedh akuza ndaj qeverisë e cila nuk bëri asgjë për ta ndryshuar gjendjen e arsimit shqiptar, teksa në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit pedagogët protestojnë për dinjitetin e tyre.

“Dhjetë vite në pushtet, Edi Rama nuk bëri asgjë për të ndryshuar gjendjen e rëndë në arsimin shqiptar, përkundrazi Dita Botërore e Mësuesit i gjeti sot pedagogët dhe profesorët në protestë për dinjitetin e tyre, trajtim financiar të paktën sa Kosova dhe kushte më të denja mësimdhënie. Në vend të dëgjojë zërin e arsimtarëve, Qeveria thellon arrogancën deri në mbylljen e shkollave dhe kopshteve, si dhe refuzon të plotësojë kërkesat e tyre plotësisht të drejta dhe të realizueshme”, tha Meta.

Sipas Metës, qeverisë i intereson më tepër aferat e inceneratorëve dhe koncesioneve sesa gjendja e rëndë në të cilën ndodhet arsimi. Ndërsa Shqipëria sipas tij ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin.

“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin sepse prioriteti i Rilindjes janë inceneratorët, koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë!  Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim të qëndrueshëm, frenon shpopullimin dhe garanton të ardhmen e sigurt europiane! Rritja e menjëhershme e pagave për pedagogët dhe profesorët duhet të jetë hapi i parë!”, tha Meta.

Etiketa: arsimiIlir Meta

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Arti në zi, ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar (EMRI)

Arti në zi, ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com