Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar

08:15 | 03/11/2022
në Uncategorized
0

Ndërsa emigracioni është një fenomen normal dhe i përhapur në të gjithë botën, në Shqipëri përmasat e tij janë aq të larta në raport me popullsinë dhe nivelin e zhvillimit ku ajo ndodhet, si një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian, sa vendosin një rekord botëror.

Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Eurostat për aplikimet për azil, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (www.gov.uk), të përpunuara nga “Monitor” në raport me popullsinë.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar). Shqipëria lë pas Gjeorgjisë me 3.9 aplikime për 1000 banorë (nga të cilat 3.7 janë në vendet e Bashkimit Europian) dhe Sirinë, që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e Bashkimit Europian (shiko grafikun: Aplikimet për azil në raport me popullsinë, janar-korrik 2022).

Read more

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Pas Shqipërisë, renditjen shtete si Eritrea, Afganistan, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia dhe më pas janë Maqedonia e Veriut (0.65 aplikime për një mijë banorë dhe Kosova (0.6 aplikime për një mijë banorë).

Për të dy shtetet e para, Gjeorgjinë dhe Sirinë, arsyet kryesore të aplikimit për azil lidhen me luftën.

Gjeorgjia pa një rritje të ndjeshme të aplikimeve për azil pas pushtimit të Ukrainës, i cili ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar shtetasit e Gjeorgjisë të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, sipas zyrës së azilit të BE-së.

Në Siri, e cila prej një kohe të gjatë po vuan dhunën e luftës civile, sirianët largohen për shkak të dhunës (rreth 13 mijë fëmijë kanë humbur jetën apo janë plagosur), infrastruktura është në kolaps, sistemet shëndetësore, shkollat, ujësjellësit etj janë dëmtuar ose janë shkatërruar, sipas një raporti të World Vision.

Në Shqipëri, aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Sipas të dhënave të Eurostat, për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Vetëm për aplikimet në Bashkimin Europian, Shqipëria renditet e treta në raport me popullsinë, pas Gjeorgjisë dhe Sirisë.

Por, në 2022-n, ka një rritje shumë të lartë të aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, që e vendos Shqipërinë në krye të listës globale për kërkesat e larta për azil. Sipas të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www,, vetëm për 6 mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, më shumë sesa në gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të dytët në numër pas Iranit (10,752). Ndërsa në raport me popullsinë Shqipëria ka 2.6 aplikime për një mijë banorë, kundrejt Iranit, me 0.1 aplikim për një mijë banorë.

Numri i personave që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar është më i lartë, por jo të gjithë kërkojnë azil. Mediat britanike raportojnë që 12,000 shtetas nga Shqipëria kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit përmes detit, ose 30% të totalit të hyrjeve me anije në vend.

Duke përfshirë dhe hyrjet në Mbretërinë e Bashkuar, në total janë 14 mijë aplikime nga shqiptarët në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e parë të vitit.

Vala e re e emigrimit po shkakton probleme në gjetjen e fuqisë punëtore, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore. Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon./MONITOR

Etiketa: AngliemigrantëMB

Të Lidhura

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 06/06/2026
0

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten...

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Para
Ish portier i Teutës dhe tutor, ky është 44-vjeçari që humbi jetën në autostradën Tiranë-Durrës

Aksident i katërfishtë në Vlorë, ja çfarë raportohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026
A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com