“Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit”, Meta: Gjendja e rëndë

Duhet të lëçisni

Kosova bojkoton Lojrat Olimpike në Pekin

Kosova ka bojkotuar Lojrat Olimpike në Pekin. Mësohet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Këshilltari...

Sanksionet e SHBA, reagon Vuçiç: Nuk është asgjë e re, s’ka akuza serioze

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi Millan Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç dhe 11 persona të tjerë , të gjithë serbë nga veriu i Kosovës,...

Dita e Rinisë, Basha: Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, jemi të barabartë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale momente nga organizimi i sotëm për Ditën e Rinisë. Ndër të tjera, kryedemokrati thekson...

COVID-19, Infektohen 346 qytetarë, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 346 të infektuar. Në raportimin ditor të rasteve bëhet e ditur se si pasojë e...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e Indeksit të Sundimit të Ligjit, ku ndër të tjera thuhet se Shqipëria renditet e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti thekson se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

Sipas Metës, raporti është tregues i gjendjes reale në të cilën ndodhet vendi dhe se duhet të merrem masa për të luftuar korrupsionin.

Reagimi i plotë:

⚖️🇦🇱 Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

“Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, përgatitur nga Ëorld Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.

Konkluzionet e ËJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.

Sipas këtij Indeksi, nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, ai i llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të ligjit, duke u renditur për vitin 2021, e 83-ta nga 139 shtete, mes Suriname, Algjerisë apo Uzbekistanit.

Është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin.

Matja e faktorit të mungesës së korrupsionit (që ka matur tregues mbi ryshfetin, ndikimin e paligjshëm, shpërdorimin e fondeve dhe burimeve publike), e rendit Shqipërinë të 105-ën, pas Ganës, Kolumbisë, Beninit, apo 0,01 pikë më mirë se Zambia, Mozambiku dhe El Salvadori.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Jam thellësisht i shqetësuar për faktin se këto raporte, që tregojnë me vërtetësi realitetin tonë, edhe pse na konfirmojnë prej vitesh përkeqësim të vazhdueshëm, sërish nuk gjejnë reflektim tek ata që kanë përgjegjësi për të ndërmarrë masat respektive.

Nëse Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura vazhdojnë të anashkalojnë këtë regres të pandalshëm, atëherë si do të përmirësohet zbatimi i ligjit në vend?

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Kosova bojkoton Lojrat Olimpike në Pekin

Kosova ka bojkotuar Lojrat Olimpike në Pekin. Mësohet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Këshilltari...

Sanksionet e SHBA, reagon Vuçiç: Nuk është asgjë e re, s’ka akuza serioze

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi Millan Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç dhe 11 persona të tjerë , të gjithë serbë nga veriu i Kosovës,...

Dita e Rinisë, Basha: Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, jemi të barabartë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale momente nga organizimi i sotëm për Ditën e Rinisë. Ndër të tjera, kryedemokrati thekson...

COVID-19, Infektohen 346 qytetarë, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 346 të infektuar. Në raportimin ditor të rasteve bëhet e ditur se si pasojë e...

Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçari në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së mërkurës. Bëhet e ditur se rreth orës 17.00 në Tërbish ka rënë disa...