Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

09:39 | 02/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –

Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës –

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve –

Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari –

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD). Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta. Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.

Ndryshe nga PBB-ja për frymë e llogaritur vetëm me kurs këmbimi, PPP korrigjon për diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer të ardhurën në atë që quhet “dollar ndërkombëtar”, që përfaqëson të njëjtën fuqi blerëse kudo. Me fjalë të thjeshta, ky tregues tregon jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mund të blejë realisht një person me ato para në vendin e vet, ndaj përdoret për të krahasuar standardin e jetesës mes vendeve./Monitor.al

Të Lidhura

Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –

Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –

nga 27
09:42 | 29/04/2026
0

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, pranë...

Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës –

Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës –

nga 27
09:34 | 29/04/2026
0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ku dy figura të rëndësishme të të...

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve –

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve –

nga 27
09:22 | 29/04/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxës, e cila synon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave...

Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari –

Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari –

nga 27
09:06 | 29/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bournias, në rajonin e Messinia në Greqi, ku një shtetas shqiptar...

Para
Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu –

Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –

Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –

09:42 | 29/04/2026
Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës –

Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës –

09:34 | 29/04/2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve –

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve –

09:22 | 29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari –

Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari –

09:06 | 29/04/2026
Tirana kap edhe Milanon për çmimet e apartamenteve, kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë –

Tirana kap edhe Milanon për çmimet e apartamenteve, kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë –

08:26 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –
  • Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës –
  • Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve –
  • Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari –
  • Tirana kap edhe Milanon për çmimet e apartamenteve, kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë –
  • Këmbimi valutor 29 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sërish zjarr në Tiranë! Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut 313, zjarrfikëset në vendngjarje –
  • Koha për të krijuar një lëvizje të re përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com