Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme pa vetting – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme pa vetting

17:33 | 20/12/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme ose ushtruese e detyrës së Kryeprokurorit të Shqipërisë, zonjës Arta Marku është një lojë e ndyrë e politikës mafioze shqiptare. Nëse gjërat do shihen me vëmendje PS dhe PD vazhdojnë lojën për të mbajtur ende shqiptarët në diktaturë demokratike. Pas vitit 1990 në Shqipëri nuk ka patur demokrat dhe socialist, por komunistë të hershëm dhe neokomunistë të rinj që dora e PPSH-së i ka ledhatuar, kur ishin fatosa, pionierë e të rinj. Vështrimet historike na e tregojnë këtë, sepse si PS apo PD janë të njëjtët bijtë e bijve komunistë, vetëm sa ndërrojnë vendet opozitë me pozitë. Herë na udhëheqin komunistët injorantë e herë komunistët intelektualë. Ne bëjmë sikur si njohim, por edhe ata bëjnë sikur kanë harruar betimin e kuq mbi ideologjinë sllave me yllin me pesë cepa që i ka qëndruar shqiponjës mbi krye për rreth 45 vite. Në Shqipërinë e sotme mund të protestohet vetëm për çështje politike, por asnjëherë për çështjet ekonomike dhe kombëtare. Ai popull që i këndon trimërisë, historisë me shpatë në dorë prej 1945 e këtej, asnjëherë nuk ka protestuar për varfërinë ekonomike dhe çështjet kombëtare.

Por, çfarë strategjie mund të përdorin dy partitë e mëdha PS dhe PD, të cilat kanë bërë një marrëveshje të fshehtë në vitin 2010, pasi në skenë më 2009 hyri LSI si forcë përcaktuese e qeverisë. PD ka mundësi të djegë mandatet në janar-shkurt dhe nga marsi ose prilli të shpallen zgjedhjet e parakohshme, kështu kryeprokurori juridik për të vazhduar vetting-un mbetet pa u votuar, pa u zgjedhur. Kryeprokurorja e sapo zgjedhur Arta Marku do mbesë në detyrë veç ushtruese, pa fuqi zbatuese dhe dosjet vjetërsohen, ligjet i amnistojnë, me një fjalë çdo gjë harrohet. Pra, mendoni se çdo gjë është rastësi? E zgjodhën zonjën Marku me disa defekte në karrierën e saj, të dobët në këtë këndvështrim që ta shkarkojnë kur të duan.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Viti 2018 do jetë me shumë probleme të thella për disa vende të Ballkanit, por edhe në Europë e më gjerë. SHBA nuk do e ketë mendjen për të vazhduar misionin për të diktuar drejtësinë e vetting-ut në Shqipëri, por do të përqendrohen diku larg Ballkanit, ku rrezikohet nisja e një lufte frontale të rrezikshme. Prandaj, çdo gjë mund të ndodhë me vetting-un, demokracinë, djegien e mandateve të PD, zgjedhjet e parakohshme dhe largimin me valixhe të Edi Ramës për t’ja lënë stafetën nuk dihet se kujt. Çdo gjë kuptohet, nëse i bëjmë një rikthim ngjarjeve historike se si Rama i fali pa zhurmë Lul Bashës Bashkinë e Tiranës, marrëveshjen e 18 majit për t’ia ngulur partive të vogla. Qimja në sy të PS dhe PD është LSI, e cila u fuqizua këto tetë vjetët e fundit, ndërsa qimja në sy të Greqisë është PDIU që mban peshën e çështjeve kombëtare, për të cilat shqiptarët kanë aq shumë nevojë.

E ardhmja e politikave të brendshme të disa vendeve të Ballkanit është në rrezik, pasi kanë një demokraci të shtirur, ekonomi të brishtë dhe gjithnjë janë nën presionin e politikës ruse për t’i patur nën ndikimin e saj, sepse humbi ekskluzivitetin në fillim të viteve ‘90. Këtu bën pjesë Shqipëria bashkë me Kuvendin e saj tashmë të tymosur.

Etiketa: arben llallaArta MarkufatosapionierëShqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme pa vettingvettingzgjedhje të parakohshme

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kush është dakord të hiqet nga rendi i ditës çështja e “Prekurorit”? (film)

Kush është dakord të hiqet nga rendi i ditës çështja e “Prekurorit”? (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com