Gazetarja italiane Barbara Ciolli: Është më mirë se në Greqi
Gazetarja italiane, Barbara Ciolli, shkruan se Shqipëria është kthyer në Amerikën e re të turizmit. Në një reportazh për Sarandën, gazetarja italiane, shkruan se është shtuar shumë numri i turistëve italianë që pushojnë në Shqipëri duke vlerësuar si një perlë të Ballkanit, e cila ofron pushime më të mira se në Greqi.
“Nga emigrantët 25 vite më parë, tek bumi i turistëve. Çmim të ulëta dhe cilësi europiane, ky është sekreti. Për italianët, Shqipëria është më mirë se Greqia”, shkruan gazetarja italiane. Ajo evidentons e “Shqipëria është më mirë se Greqia, është e kotë të bësh krahasime. Gabimi ynë ishte se kaluam pesë ditë në Korfuz, ndërsa këto dy javë në Sarandë kanë qenë fantastike”, thonë Pietro a Marina. Çmimet janë një ndër elementët që e favorizojnë prurjen e turistëve në Shqipëri. Gazetarja thekson se me 6-7 euro në Sarandë mund të hash një pjatë peshk, gjë që nuk ndodh në vende të tjera, ndërsa me 5 euro në Tiranë mund të hash një picë dhe të pish edhe një birrë. Sipas Ciollit, e cila ka qenë edhe në Gjirokastër, Shqipëria tashmë është duke u vizituar edhe nga shumë turistë nga Ballkani por edhe nga vende të ndryshme të Botës.